Aktualitet

Atentati mafiz në Rinas! Zbulohet identiteti i të plagosurit rëndë, ndodhet në gjendje kritike për jetën tek Spitali i Traumës (EMRI)

Shaljani, i cili ishte shofer i automjetit tip Benz, ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe është transportuar urgjentisht në spital.

11 Nëntor 2025, 15:21 Nga M.L
Atentati mafiz në Rinas! Zbulohet identiteti i të plagosurit
Foto ilustruese

TIRANA- Mësohet se Muçi Shaljani, 40 vjeç, i njohur me nofkën “Sheqeri”, është personi që ka mbetur i plagosur rëndë në atentatin e sotëm pranë aeroportit të Rinasit. Shaljani, i cili ishte shofer i automjetit tip Benz, ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe është transportuar urgjentisht në spital.

Automjeti me të cilin udhëtonin Shaljani dhe viktima Gilmando Dani ka targat AB 099UO, është i blinduar dhe në pronësi të Elvis Kosovës. Ky i fundit, sipas burimeve për mediat, ishte objekt i një sulmi me tritol disa muaj më parë në garazhin e tij në Tiranë.

muçi shaljani gilmando dani atentat ne rinas

Sondazh

Poll