Aktualitet

U ekzekutua në makinën e blinduar në Rinas, Gilmando Dani ishte kthyer sot nga Barcelona! Atentati i mori jetën mikut të Emiljano Shullazit pak pasi zbriti në aeroport

Burime për mediat bëjnë me dije se Dani ishte pritur në aeroportin e Rinasit nga Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, me drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz S”, i cili kishte për detyrë ta shoqëronte me automjet.

11 Nëntor 2025, 15:31 Nga M.L
U ekzekutua në makinën e blinduar në Rinas, Gilmando Dani ishte
Gilmando Dani

TIRANA- Gilmando Dani u vra sot në një atentat të qëllimshëm pak minuta pasi mbërriti në Shqipëri nga Barcelona. Burime për mediat bëjnë me dije se Dani ishte pritur në aeroportin e Rinasit nga Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, me drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz S”, i cili kishte për detyrë ta shoqëronte me automjet.

Pak metra pas largimit nga aeroporti, dyshohet se autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë hapur zjarr me breshëri plumbash ndaj automjetit, duke shkaktuar vdekjen e Danit dhe plagosjen kritike të Shaljanit. Mësohet se autorët kanë patur informacion për lëvizjet e objektivit dhe e kanë pritur pranë shënjestrën tek rrethrrotullimi./Dosja.al

ekzekutohet gilmando dani atentat ne rinas

Sondazh

Poll