Aktualitet

Morën peng 27-vjeçarin dhe e dhunuan për 5 mijë euro/ Identifikohen 5 autorët, vihen në pranga 2 prej tyre (EMRAT+ VIDEO)

Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar pistoleta, 5000 euro, 6 celularë dhe 1 automjet. Ndërkohë, materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.

10 Nëntor 2025, 15:39 Nga E. D
Morën peng 27-vjeçarin dhe e dhunuan për 5 mijë euro/
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Dy persona janë arrestuar dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim pasi morën peng dhe dhunuan një 27-vjeçar. Autorët janë identifikuar si, Lusjan Kimza, Asmireld Nimani, Agustin Kimza, ndërsa në kërkim janë shpallur Klajdi Limani, Monika Marku dhe Suate Cenoaliaj. Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar pistoleta, 5000 euro, 6 celularë dhe 1 automjet. Ndërkohë, materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë: 

DVP Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Kufizimi”. I hoqën lirinë për disa orë, një 27-vjeçari, dhe e dhunuan fizikisht atë, në një apartament, që t’iu jepte 5000 euro, identifikohen 5 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallen në kërkim 3 bashkëpunëtorët.

Vihet në pranga dhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi iu gjet në banesë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Sekuestrohen pistoleta, 5000 euro, 6 celularë dhe 1 automjet. Menjëherë pas njoftimit se një shtetasi i ishte hequr liria dhe ishte dhunuar, me qëllim dhënien e një shume parash, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit “Kufizimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar të rastit, u kapën dhe u vunë në pranga 2 prej tyre, shtetasit L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 3 bashkëpunëtorët, shtetasit K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta 5 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit. Shtetasit L. K., M. M. dhe K. N. i kanë hequr lirinë, për disa orë, 27-vjeçarit, dhe e kanë dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti. Pasi 27-vjeçari iu ka dhënë 5000 euro, ata e kanë kanosur sërish atë, që t’iu jepte një shumë tjetër parash.

Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e shtetasit A. K, 60 vjeç, (babai i shtetasit L. K.), ku u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte shtetasi L. K. u gjetën 5000 euro (dyshohet shuma e parave që i ishte marrë 27-vjeçarit). Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

policia

Sondazh

Poll