10 Nëntor 2025, 11:56
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Policia e Tiranës arrestoi sot një 37-vjeçar me iniciale A. L., i cili kishte përshtatur lokalin e tij në zonën e Kombinatit për të organizuar lojëra fati. Sipas njoftimit të bluve, efektivët zbuluan gjithashtu se në biznesin e tij ishte punësuar në mënyrë të paligjshme një 15-vjeçar si kamarier, i cili vendoste bastet sportive për llogari të pronarit.
Sakaq i mituri po hetohet në gjendje të lirë, si edhe janë sekuestruar 2 celularë dhe një kompjuter nëpërmjet të cilëve luheshin lojërat e fatit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “The game”.
Kishte punësuar ilegalisht, në lokalin e tij në “Kombinat”, një të mitur, si kamerier dhe organizues të lojërave të fatit, arrestohet 37-vjeçari.
Vihet në hetim i mituri.
Sekuestrohen 2 celularë dhe 1 kompjuter, nëpërmjet të cilëve luheshin lojërat.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte përshtatur lokalin e tij, në "Kombinat", për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “The game”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar.
Nga verifikimet rezultoi se i mituri ishte punësuar ilegalisht, si kamerier, në lokalin në pronësi të shtetasit A. L.. Gjithashtu, i mituri vinte baste sportive dhe organizonte lojëra fati të tjera, për llogari të pronarit të subjektit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
policia e tiranes kombinat lojera fati
Aktualitet
10 Nëntor 2025, 10:38
M.L
Foto ilustruese
SHKODËR- Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shkodrës hoqi një tabelë të vendosur brenda oborrit të Xhami...
Aktualitet
10 Nëntor 2025, 09:50
M.L
Foto nga vendngjarja
SHKODËR- Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit ndërhyri në oborrin e Xhamisë “Ebu Beker” në ...
Aktualitet
10 Nëntor 2025, 08:14
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Kjo javë nis me mot të paqëndrueshëm, ku priten reshje të dendura shiu në shumicën e zonav...
Aktualitet
9 Nëntor 2025, 10:37
E.d
Luana Myrto
TIRANË- Transgjinorja, Luana Myrto ka deklaruar se është përdorur nga përfaqësues të komunitetit LGBT+, gjat...
Aktualitet
9 Nëntor 2025, 19:46
M.L
Foto ilustruese
KAVAJË- Një aksident me pasoja fatale u regjistrua pasditen e sotme në fshatin Sinaballaj, në aksin Peqin – ...
Aktualitet
9 Nëntor 2025, 18:40
E.d
Foto ilustruse
SARANDË- Saranda është përfshirë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje të dendu...
Aktualitet
9 Nëntor 2025, 17:56
M.L
Qendra e votimit në errësirë
VLORA- Pak minuta para mbylljes së qendrave të votimit, Vlorës i ndërpriten dritat, duke e ...
Aktualitet
9 Nëntor 2025, 17:09
M.L
Pronari
KOSOVA- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndal...
Aktualitet
9 Nëntor 2025, 15:36
M.L
Pamje nga aksidenti
FIER- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Patos, ku janë përp...
Aktualitet
9 Nëntor 2025, 14:16
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka shpallur dy persona në kërkim. Ata janë shpallur në kërkim nga polica, p...