Aksidentoi për vdekje të moshuarën dhe u "arratis" nga vendngjarja! Arresohet 53-vjeçari në Durrës pas disa orësh, sekuestrohet automjeti
Sipas njoftimit zyrtar, 58-vjeçari, pasi përplasi për vdekje të moshuarën, u largua nga vendngjarja, por u identifikua dhe u vu në pranga nga policia. Gjithashtu, automjeti me të cilin ndodhi aksidenti është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale.
DURRËS- Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin fatal në aksin Peqin–Rrogozhinë, ku humbi jetën një 82-vjeçare me iniciale M.K. Sipas njoftimit zyrtar, 58-vjeçari, pasi përplasi për vdekje të moshuarën, u largua nga vendngjarja, por u identifikua dhe u vu në pranga nga policia. Gjithashtu, automjeti me të cilin ndodhi aksidenti është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
•Me automjetin që drejtonte, përplasi me pasojë vdekjen, një 82-vjeçare, dhe u largua nga vendi i aksidentit, kapet pak orë pas ngjarjes, 58-vjeçari. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti me të cilin 58-vjeçari përplasi të moshuarën.
Si rezultat i kontrolleve të kryera me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit të aksidentit rrugor të ndodhur mbrëmë, në aksin “Peqin – Rrogozhinë”, ku si pasojë e përplasjes me automjet, humbi jetën shtetasja M. K., 82 vjeçe, specialistët e qarkullimit rrugor, pak orë pas aksidentit dhe largimit nga vendngjarja, lokalizuan drejtuesin e automjetit që përplasi 82-vjeçaren, shtetasin D. G., 58 vjeç, banues në Kavajë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 58-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Sondazh
KED u njoftua për gjyqtarin agjent/ Dokumenti sekret për Asim Vokshin. Këshilli nën drejtimin e Sokol Sadushit shkeli procedurat për verifikimin e integritetit
Asim Vokshi TIRANË- Ky është dokumenti i dalë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që vërteton përcj...
Ktheu lokalin në Kombinat "fole" të lojërave të fatit! Kishte punësuar 15-vjeçarin si kamarier dhe organizues, bie në prangat e bluve pronari
Foto ilustruese TIRANA- Policia e Tiranës arrestoi sot një 37-vjeçar me iniciale A. L., i cili kishte përshtatur lokalin e tij n...
VIDEOLAJM/ Policia përplaset me Myftininë për pankartën e vendosur në oborrin e xhamisë: Allahu në ditën e Kiametit ka për t’i varur në qafë…
Foto ilustruese SHKODËR- Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shkodrës hoqi një tabelë të vendosur brenda oborrit të Xhami...
FOTOLAJM/ "Allahu ka për t'i varur në qafë..." Policia mësyn në xhaminë "Ebu Beker" në Shkodër! Heq nga oborri tabelën me thëniet kundër grabitjes së pronave
Foto nga vendngjarja SHKODËR- Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit ndërhyri në oborrin e Xhamisë “Ebu Beker” në ...
Reshje shiu të shpeshta në të gjithë vendin! Parashikimi i motit për sot, ja sa do të variojnë temperaturat
Foto ilustruese TIRANA- Kjo javë nis me mot të paqëndrueshëm, ku priten reshje të dendura shiu në shumicën e zonav...
“Isha 14 vjeç kur më morën”, Luana Myrto hedh akuza të rënda ndaj shoqatës LGBT: Ata marrin miliarda në emër të mbrojtjes së komunitetit, më lanë në mëshirë të fatit
Luana Myrto TIRANË- Transgjinorja, Luana Myrto ka deklaruar se është përdorur nga përfaqësues të komunitetit LGBT+, gjat...
Aksident tragjik në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, 58-vjeçari përplas për vdekje të moshuarën
Foto ilustruese KAVAJË- Një aksident me pasoja fatale u regjistrua pasditen e sotme në fshatin Sinaballaj, në aksin Peqin – ...
Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, kujdes pasi ekziston rreziku i rrëshqitjeve për automjetet
Foto ilustruse SARANDË- Saranda është përfshirë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje të dendu...
Pak minuta para mbylljes së procesit zgjedhor, ndërpritet energjia elektrike në qyetin e Vlorës
Qendra e votimit në errësirë VLORA- Pak minuta para mbylljes së qendrave të votimit, Vlorës i ndërpriten dritat, duke e ...
Albin Kurti vizitë në Mitrovicën e Jugut! Pronari mbyll lokalin në qendër të qytetit: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej siguria
Pronari KOSOVA- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndal...
