Aktualitet

FOTOLAJM/ "Allahu ka për t'i varur në qafë..." Policia mësyn në xhaminë "Ebu Beker" në Shkodër! Heq nga oborri tabelën me thëniet kundër grabitjes së pronave

Komuniteti mysliman e shikon këtë thënie si një mesazh për grabitet e pronave të tyre, ndërkohë që në këtë vend po zhvillohet një projekt që përfshin një kullë 35-katëshe.

10 Nëntor 2025, 09:50 Nga M.L
FOTOLAJM/ "Allahu ka për t'i varur në qafë..."
Foto nga vendngjarja

SHKODËR- Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit ndërhyri në oborrin e Xhamisë “Ebu Beker” në Shkodër dhe hoqi një tabelë që përmbante një thënie të Profetit Muhamed. Komuniteti mysliman e shikon këtë thënie si një mesazh për grabitet e pronave të tyre, ndërkohë që në këtë vend po zhvillohet një projekt që përfshin një kullë 35-katëshe.

Ngjarja ndjek një incident të ngjashëm më 6 nëntor, kur Bashkia hoqi një tabelë të njëjtë në rrugë, gjë që çoi Myftininë e Shkodrës të ndërpresë punimet e një projekti brenda territorit të Xhamisë Parruca.

xhamia ebu beker

Sondazh

Poll