Politike

Ramës nuk i del e keqja me Opozitën: Ka në krye një buf kënete

Rama gjatë fjalës së tij ka deklaruar se vota për të tjerët është një gur i hedhur në kënetën e bretkosave. 

1 Shkurt 2025, 13:06 Nga I.A
Ramës nuk i del e keqja me Opozitën: Ka në krye një buf
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fyerjet dhe ofendimet ndaj Opozitës në vend. Gjatë fjalës së tij Rama, teksa u ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohen për të votuar, ka hedhur ofendime ndaj kryeopozitarit Sali Berisha. Rama gjatë fjalës së tij ka deklaruar se vota për të tjerët është një gur i hedhur në kënetën e bretkosave. 

"Vota për të tjerët është votë e sigurt për zhgënjimin. Të gjithë tjerët premtojnë çdo gjë sepse nuk kanë asgjë në dorë. Ne luftuam duruam por në fund e bëmë këtë që premtuam. Ne ja ngritëm kokën Shqipërisë në Europë. Kush na ndjek nga jashtë vendit do ta mbajë parasysh se afati i fundit për tu regjistruar është 4 marsi, mos e lini për ditën e fundit, regjistrohuni për të votuar në 11 maj dhe mos e vini kurrë në dyshim votën tuaj.

Vota te tjerët është gur i hedhur në ujë në kënetën bretkosash që ka në krye në buf kënete, vota te ne është gur i vendosur në muret e reja të shtetit shqiptar. Më në fund do të valëvitet  flamuri më i bukur në botë në Europë. Sot shumë prej të rinjve  mësojnë në shkolla që nuk krahasohet me vite më parë. Sot ka vetë meritë dhe jo mik dhe mbiemër. Prej vitesh nuk ka  një ankesë të vetme për përzgjedhjen e emrave dhe hyrjen e tyre në çdo fakultete. Sot Shqipëria nuk është më vendi i analfabetizmit shqiptar," tha Rama.

Sondazh

Poll