Politike

"Do e ngjisim Shqipërinë në majën më të lartë"/ Rama: 100 ditë nga fitorja jonë e radhës

Po ashtu Rama shtoi se qëkur PS-ja ka marrë pushtetin, i kanë dhënë kohës shqiptarë një kuptim të ri në të gjitha drejtimet. 

1 Shkurt 2025, 12:44 Nga I.A
"Do e ngjisim Shqipërinë në majën më të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë 100 ditë nga fitorja e radhës e zgjedhjeve në vendin tonë. Gjatë Kuvendit Kombëtar Rinor në PS-së, Rama theksoi se me forcën e qytetarëve, të rinjëve dhe diasporës, PS-ja do të marrë mandatin e 4. Po ashtu Rama shtoi se qëkur PS-ja ka marrë pushtetin, i kanë dhënë kohës shqiptarë një kuptim të ri në të gjitha drejtimet. 

“Kuvendi kombëtar rinor, plot 100 ditë nga fitorja e jonë 10 radhazi. 100 ditë nga sot, kjo parti, forca e përbashkët e vajzave, djemve, grave, burrave, forca e përbashkët e shqiptarëve në qytet dhe fshat, Shqipëri dhe diasporë, PS e Shipërisë do ta marrë mandatin e 4 për ta ngjitur atdheun e përbashkët në majën e lartë të 2030. Aty ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë Evropa. Atë majë do ta vendosim përgjithnjë flamurin tonë kombëtar aty ku është oborri i shtëpisë së familjes evropiane, ku do të hymë nga dera kryesore si të barabartë mes të barabartësh, anëtarë të BE. 100 ditë nga sot, shqiptarët dhe jashtë Shqipërisë do të na mbështesin më shumë se asnjë herë më parë. Jo thjesht se jemi më të mirët, dhe pse më të mirë se ne nuk ka, por sepse si asnjëherë tjetër, Shqipëria i është afruar asaj maje dhe shqiptarët që të gjithë e di mirë se atë majë që tani shihet me sy dhe në një distancë …arrihet në këmbë si një realitet konkret i prekshëm dhe jo si ëndërr që nuk realizohet kurrë, nuk e afroi koha por vizioni dhe skuadra, përpjekja jonë e jashtëzakonshme e gjithë këtyre viteve. Që kur morën detyrën i dhamë kohës shqiptare një kuptim të ri, në të gjitha drejtimet,” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll