Politike

Rama u drejtohet qytetarëve: Vota juaj për PS-në përkthehet në një ulëse me emrin Albania në tryezën e BE

Po ashtu Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve emigrantë që të futen në faqën e KQZ-së dhe të regjistrohen për të votuar.  

1 Shkurt 2025, 12:58 Nga I.A
Rama u drejtohet qytetarëve: Vota juaj për PS-në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vota e shqiptarëve për Partinë Socialiste përkthehet në një ulëse në tryezën e Bashkimit Evropian me emrin Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar Rinor të PS-së, Rama ka theksuar se këtë gjë të gjithë mund ta premtojnë, por vetëm PS-ja mund ta bëj. Po ashtu Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve emigrantë që të futen në faqën e KQZ-së dhe të regjistrohen për të votuar.  

“Ne premtojmë atë që bëjmë dhe kemi në dorë të bëjmë atë që premtojmë. Mbi të gjitha kemi në dorë të cojmë në vend më në fund amanetin e të parëve tanë, e Gjergj Kastriotit, të rilindasve tanë, të Ismail Qemalit, të dëshmorëve dhe të bëjmë realitet ëndrrën evropiane të shqëiptarëve duke e kthyer votën e tyre për PS në një ulëse me emrin Albania në tryezën e BE. Të gjithë mund ta premtojnë këtë por këtë mund ta bëjmë vetëm ne. Nëse nga sot 100 ditë, vota e shqipëtarëve të Shqipërisë do tu shtohen edhe votat e shqiptarëve të botës, do të thotë se ne luftuam, duruam por në fund e bëmë këtë që premtuam. Kush ndër ta mendon se ne ia ngritëm Shqipërisë në Evropë dhe botë duhet të regjistrohet që me votën e vet PS të investojë për rritjen e mëtejshme të prestigjit të këtij vendi dhe të bëjë të mundur që fëmijët e sotëm të jetë të barabartë në familjen e bashkuar evropiane. Kush na ndjek nga jashtë vendit duhet ta ketë parasysh se afati i fundit i regjistrimit është data 4 mars, prandaj mos e lini për ditën e fundit por futuni në faqen e KQZ dhe regjistrohuni për të votuar me 11 maj dhe mos e vini kurrë në dyshim vota e cuar te cilido tjetër është gur i hedhur në ujë, në kënetën e një opozitë bretkosash që ka në krye nj buf kënete. Vota e sjellë tek ne është gur i vendosur në muret e reja të shtetit evropian shqiptar që po forcohet vit pas viti,” tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll