Politike

Vota e Diasporës/ Berisha njofton takim me emigrantë shqiptarë në Itali

Berisha sqaron se takimi do të mbahet më datë 9 shkurt ora 13:00, në "Ergife Palace Hotel", në Romë.

27 Janar 2025, 18:42 Nga B.Z
Vota e Diasporës/ Berisha njofton takim me emigrantë shqiptarë
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se do të mbajë një takim me emigrantët shqiptarë që ndodhen në Itali. Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha sqaron se takimi do të mbahet më datë 9 shkurt ora 13:00, në "Ergife Palace Hotel", në Romë.

Postimi i Partisë Demokratike në Facebook:

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha takim me diasporën shqiptare, Romë, Itali.
Datë 9 Shkurt
Ora 13:00
ROMË
ERGIFE PALACE HOTEL, Largo Lorenzo Mossa, 8, 00165, Roma RM
DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar më parë se lidhur me votën e diasporës, opozita ka dorëzuar amendamentin për njohjen e çdo dokumenti biometrik të vendit ku jetojnë emigrantët, të cilët do të votojnë më 11 Maj. Berisha është shprehur se çdo emigrant duhet lejuar të votojë, edhe kur ka një dokument të skaduar identifikimi edhe kur nuk ka asnjë dokument shqiptar, por është i pajisur me pasaportën e shtetit ku jeton, pasaportën italiane, gjermane apo amerikane. Berisha theksoi se pa u plotësuar ky kusht i opozitës, PD nuk voton asnjë propozim tjetër për kodin zgjedhor.

sali berisha vota e diapsores

Sondazh

Poll