Aktualitet

VIDEO/ I shpalluri në kërkim se urinoi para Gjykatës së Lartë, në listën e kandidatëve për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit

Verën e këtij viti, në muajin Korrik 41-vjeçari u arrestua, pasi urinoi në derën e Gjykatës së Lartë dhe shantazhoi kryetarin Sokol Sadushi.

20 Shtator 2024, 15:43 Nga r.ll
VIDEO/ I shpalluri në kërkim se urinoi para Gjykatës së
hajrulla xhivini

TIRANË- Duket se kriteret për tu bërë kandidat për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë anashkaluar në garën që u hap pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut nga posti. Kjo sepse një nga 15 kandidatët, konkretisht Hajrulla Xhivini, ka marrë "famë" në rrjetin social "Tik Tok si një person që në videot e tij sulmon qeverinë dhe drejtuesit e policisë.

Në muajtin korrik të këtij viti, 41-vjeçari u arrestua, pasi urinoi në derën e Gjykatës së Lartë dhe shantazhoi kryetarin Sokol Sadushi. Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" duke e akuzuar për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Hajrulla Xhivini i cili prezantohet si përfaqësues i një subjekti të quajtur "Shqipëria Europiane" dhe ka shprehur interes për garën për kryepolic të Shqipërisë. Në një video tjetër në "Tik Tok", ai siç duket nuk e ka zbatuar masën e sigurisë, pas shprehet nga Italia se po garon për tu emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. 

"Unë jam me popullin e thjeshtë, jam me zbatimin e ligjeve, nuk jam si ata kriminelët e mëparshëm", dëgjohet të thotë Hajrulla Xhivini, teksa garanton se nëse zgjidhet kryepolic do të zbatojë vetëm ligjin. Për këtë, thotë se do të përdorë dhe aftësitë që ka në sistemet informatike.

@shqiperiaeuropiane

Hajrulla Xhivini drejtuesi i policise se shtetit Shqipëtar.

♬ Sword of the Spirit - Spiritual Warfare Music Epic

 

 

 

hajrulla xhivini policia e shtetit

Sondazh

Poll