Aktualitet

Subjekti prodhonte dhe tregtonte oxhakë duke fshehur të ardhurat, arrestohet administratori në Durrës

Për pasojë janë sekuestruar 9 oxhakë, me vlerë 33 000 euro.

20 Shtator 2024, 14:36 Nga S.B
Subjekti prodhonte dhe tregtonte oxhakë duke fshehur të ardhurat,
foto ilustruese

DURRËS- Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se G.Ç është administratori i një subjekti ku prodhoheshin dhe tregtoheshin oxhakë, duke shkelur të drejtat e pronësisë industriale dhe duke fshehur të ardhurat.  

Për pasojë janë sekuestruar 9 oxhakë, me vlerë 33 000 euro. Ndaj 47-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësise industriale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Zbulohet një subjekt ku prodhoheshin dhe tregtoheshin oxhakë, duke shkelur të drejtat e pronësisë industriale dhe duke fshehur të ardhurat.

Vihet në pranga administratori i subjektit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 9 oxhakë me vlerë 33 000 euro.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të veprimeve hetimore të kryera pas kallëzimit nga një shtetas, se emri i firmës së tij të certifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, për prodhimin e oxhakëve, përdorej nga një subjekt tjetër, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. Ç., 47 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësise industriale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9 oxhakë, me vlerë 33 000 euro, të prodhuar në mënyrë të kundërligjshme në subjektin që administronte shtetasi G. Ç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres oxhake

Sondazh

Poll