Aktualitet

FOTO/ “Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy!" U aksidentua së bashku me fëmijët, Kristian Boçi: Ja çfarë pësova...

Me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram, Boçi thotë se është e vështirë që pas 47 vitesh të zgjohesh me njërin sy.

20 Shtator 2024, 14:01 Nga M.B
FOTO/ “Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me
Kristian Boçi

TIRANA- Biznesmeni Kristian Boçi, i cili u përfshi në një aksident automobilistik pak ditë më parë, ka humbur shikimin në njërin sy. Me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram, Boçi thotë se është e vështirë që pas 47 vitesh të zgjohesh me njërin sy.

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy. Faleminderit Zot për çdo të mirë dhe të keqe që më dhuron. Ta duam dhe ta vlerësojmë Zotin në çdo hap. Zoti ua bekoftë dorën për çdo sms. Faleminderit Spitali Ushtarak”, shkruan Boçi.

FOTO/ “Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me

Kristian Boçi u përfshi në një aksident automobilistik më 13 shtator në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem ku automjeti tip 'Mercedez' humbi kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës. Boçi ndodhej në automjet me dy fëmijët e mitur, të cilët u transportuan me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku morën trajtim mjekësor.

FOTO/ “Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me

kristian boci

Sondazh

Poll