Aktualitet

U kapën në flagrancë duke luajtur Poker në një lokal, arrestohen pesë persona dhe procedohen katër të tjerë në Tiranë

Policia sekuestroi 1 tavolinë e përshtatur për lojëra fati (poker) dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

20 Shtator 2024, 13:51 Nga S.B
U kapën në flagrancë duke luajtur Poker në një lokal,
pamje nga ngjarja

TIRANË- Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme dhe katër të tjerë janë proceduar të lirë në Tiranë. Mësohet se G. M., 43 vjeç, D. Z., 40 vjeç, N. Ll., 43 vjeç, H. Ll., 38 vjeç, A. Sh., 38 vjeç u kapën në flagrancë duke luajtur poker në një lokal në rrugën "Sami Frashëri".

Për pasojë u proceduan të lirë B. G., 34 vjeç, A. S., 28 vjeç, B. M., 31 vjeç dhe L. G., 39 vjeç, pasi kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente. Policia sekuestroi 1 tavolinë e përshtatur për lojëra fati (poker) dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 operacioni policor i koduar "Poker 3".

Arrestohen 5 shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin, në një lokal në rrugën "Sami Frashëri".

Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen 1 tavolinë e përshtatur për lojëra fati (poker) dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Poker 3".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit G. M., 43 vjeç, D. Z., 40 vjeç, N. Ll., 43 vjeç, H. Ll., 38 vjeç, A. Sh., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit:

- B. G., 34 vjeç, A. S., 28 vjeç, B. M., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal;

- L. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", parashikuar nga neni 198 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi L. G., ndërsa 3 shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë e përshtatur për lojëra fati (poker) dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

tirane poker

Sondazh

Poll