Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën dhe e la shtatzënë, arrestohet 21-vjeçari në Korçë

Ndaj të riut rëndon akuza për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur".

7 Shtator 2024, 11:23 Nga S.B
Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën dhe e la
foto ilustruese

KORÇË- Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë. Mësohet se D.K 21 vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare dhe e ka lënë shtatzënë.

E mitura ka lindur fëmijën në maternitetin e Korçës ditën e sotme dhe 21-vjeçari ka pranuar që është babai i foshnjës. Ndaj të riut rëndon akuza për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur".

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës.

korce

Sondazh

Poll