Aktualitet

Vrau të atin dhe e hodhi në pus, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Esmerald Ballës dhe bashkëpunëtorit të tij

Gjithashtu, gjykata do të caktojë masën e sigurisë edhe për Edison Brahaj, shoku i autorit, i cili dyshohet se e ndihmoi këtë të fundit të fshehë trupin e viktimës.

7 Shtator 2024, 10:15 Nga M.B
Vrau të atin dhe e hodhi në pus, nis seanca për masën e
Esmerald Balla dhe bashkëpunëtori i dyshuar

DURRËS- Paraditen e sotme ka nisur dhe po zhvillohet në Gjykatën e Durrësit seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Esmerald Ballës, i cili dyshohet të jetë autori i vrasjes në Shënavlash, ku i mori jetën babait të tij Enver Ballës. Gjithashtu, gjykata do të caktojë masën e sigurisë edhe për Edison Brahaj, shoku i autorit, i cili dyshohet se e ndihmoi këtë të fundit të fshehë trupin e viktimës.

Esmerald Balla sipas policisë ka denoncuar se i ati më 13 gusht është larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe se pas kësaj kësaj, babë e bir i kanë shkëputur kontaktet.  Po ashtu 30-vjeçari ka deklaruar se ka dyshime se kjo grua mund të ketë vrarë të atin, sepse sipas tij ai nuk kishte arsye të ikte nga banesa.

Ndërkohë më tej në njoftimin e policisë thuhet se djali tjetër kishte ardhur nga Italia, pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa. Pas ardhjes në Durrës, ai ka kallëzuar në polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Pas këtyre fakteve, policia ka ngritur dyshime se ngjarja ishte krim në familje. Pas hetimeve dhe kërkimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi Esmerald Ballës, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.

durres

Sondazh

Poll