Art&Argëtim

VIDEO/ Ishte live në TikTok, dhunohet brutalisht reperi Sin Boy

Në video shfaqen edhe punëtorët e sallonit duke u përpjekur të frenojnë dy agresorët, të cilët i kishin të mbuluara tiparet e fytyrës.

29 Mars 2024, 11:31 Nga S.B
VIDEO/ Ishte live në TikTok, dhunohet brutalisht reperi Sin Boy
Sin Boy

GREQI- Reperi shqiptaro-grek Agustin Gega i njohur si Sin Boy, është sulmuar me grushta nga persona të panjohur teksa ishte live në rrjetin social TikTok, në një sallon flokësh. Në video, të paktën dy persona të veshur me të zeza shihen duke grushtuar dhe goditur me stol Sin Boy, i cili ra në tokë për t'u mbrojtur nga goditjet.

Në video shfaqen edhe punëtorët e sallonit duke u përpjekur të frenojnë dy agresorët, të cilët i kishin të mbuluara tiparet e fytyrës. Pasi e dhunuan, sulmuesit largohen ndërsa Sin Boy ngrihet dhe rregullon flokët. Ky i fundit ishte një veprim i komentuar dhe shumë besojnë se kjo video është false.

sin boy dhune rrihet sin boy greqi

Sondazh

Poll