Politike

"Nuk jam sekretar i Berishës..."/ Del nga SPAK, Nallbati: Nuk qëllova njeri, në parlament ndodhin gjëra më të turpshme

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati u paraqit sot në SPAK, pasi është kallëzuar nga Partia Socialistë për dhunë ndaj deputetit Vullnet Sinaj, pasi u konfliktua me të në Kuvend.

6 Nëntor 2023, 09:34 Nga A.B
"Nuk jam sekretar i Berishës..."/ Del nga SPAK, Nallbati: Nuk
Bledion Nallbati

TIRANË- Pak minuta ka zgjatur marrja në pyetje në SPAK për deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati. Për gazetarët, ai mohoi që të ketë qëlluar me grusht deputetin e PS-së, Sinajn. Ai tha se vetëm e tërhoqi pasi të njëjtin veprim bëri dhe socialisti. 

Nallbati:Nuk kam qëlluar njeri, më tërhoqi dhe e tërhoqa. Shkova të merrja kartën dhe atje shtymë njëri-tjetrin. Në parlament ndodhin gjëra më të turpshme....

Ai u pyet edhe nëse kryedemokrati Sali Berisha do paraqitet në GJKKO. Ja përgjigjia e deputetit:

"Nuk jam sekretar i Berishës...."

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati u paraqit sot në SPAK, pasi është kallëzuar nga Partia Socialistë për dhunë ndaj deputetit Vullnet Sinaj, pasi u konfliktua me të në Kuvend./Dosja.al

bledion nallbati

Sondazh

Poll