Politike

Komentet e Berishës ndaj SPAK/ Deputeti gjerman: Absurde, drejtësia duket mbështetur jo sulmuar

Sipas tij lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është një çështje që ndiqet me shumë vëmendje nga Bundestagu. 

28 Tetor 2023, 11:27 Nga I.A
Komentet e Berishës ndaj SPAK/ Deputeti gjerman: Absurde, drejtësia
Gunther Krichbaum

TIRANË- Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CSU ka deklaruar se SPAK duhet që të mbështetet dhe jo të sulmohet. Këto komente, deputeti Krichbaum, i ka bërë në Tiranë, pasi ndodhet në vendin tonë për një vizitë. Në një deklaratë për mediat, Krichbaum duke marrë shkasë nga komentet që ka bërë kryedemokrati Sali Berisha për punën e SPAK, ai ka theksuar se imuniteti mbron funksionalitetin e parlamentit dhe jo të deputetit. Sipas tij lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është një çështje që ndiqet me shumë vëmendje nga Bundestagu. 

“Deklaratat për politizim e SPAK janë absurde, duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë. Imuniteti nuk është një privilegj për parlamentar të caktuar. Ai mbron funksionalitetin e parlamentit. Që do të thotë; në kohën e Gjermanisë naziste, kur deputetë gjermanë u dërguan në burg, nazistët kishin shumicën në parlament. Ndaj është imunitetit. Ai garanton dhe mbron funksionalitetin e parlamentit, por jo të parlamentarëve të veçantë. Imuniteti mund të pezullohet nga autoritetet ligjzbatuese. Këto trajtohen përtej kufijve partiakë, në Gjermani. Kur bëhet fjalë për pikëpyetje të çështjeve të imunitetit, nuk duhen lënë dyshimet. Nuk duhet pranuar një mënyrë tjetër. Dua të shprehem shumë qartë. Sa i përket luftës kundër korrupsionit, vijimi është i vetëkuptueshëm. Lufta nuk është qëllim në vetvete. Korrupsioni prek më të varfëri e të varfërve në vend. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë serioze. Nga ana e Budenstagut kjo është çështje që ndiqet me shumë vëmendje. Dua të cek dhe disa nga pikat e veçanta deri sa të kaloj te pyetjet tuaja. Të dy strukturat duhet të merren me këtë çështje, që shqiptarët jashtë vendit të marrin pjesë në zgjedhje”, tha ai.

GJKKO ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për Berishën, si dhe i ndalon largimin jashtë vendit, ndërkohë që në pranga u vu dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili përveç korrupsionit akuzohet dhe për veprën penale të pastrimit të parave. Të dy ata janë pjesë e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani./Dosja.al

gunther krichbaum spak sali berisha

Sondazh

Poll