Politike

“Do kemi burgosje/ Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura, Berisha jep porositë: Protestë dhe grevë urie, Ramës do t’i bëjmë betejë

Berisha ka deklaruar se beteja ndaj qeverisë do të vazhdojë dhe se mund të ketë edhe burgosje e sakrifica, por se nuk kanë rrugë tjetër.

27 Tetor 2023, 21:58 Nga I.A

“Do kemi burgosje/ Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura, Berisha jep

TIRANË- Në mbledhjen e zhvilluar sot të Këshillit Kombëtar të kryedemokratit Sali Berisha, ky i fundit u ka dhënë porositë për ditët në vijim. Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se Berisha ka deklaruar se beteja ndaj qeverisë do të vazhdojë dhe se mund të ketë edhe burgosje e sakrifica, por se nuk kanë rrugë tjetër.

“Protesta e deputeteve mund te shkonte deri ne greve urie. Me Ramën zgjedhje nuk ka. Ai ka krijuar mekanizmat për manipulimin e votave. Në parlament na shndërroi si njerëzit pa asnjë rol. Nuk na lejonte asnjë lloj aktiviteti. Komisionet hetimore s’na i lejonte. Përveç mandateve që vjedh dhe nuk lejon rrotacion, ai do te zhvlerësojë deputetët. Ne do e vazhdojmë betejën në Kuvend. Ramës do t’i bëjmë betejë në çdo skaj të vendit. Do kemi burgosje, sakrifica, por s’kemi rrugë tjetër veç betejës. Nuk bëhemi shumë pa nisur beteja.  Kemi qëndruar 2 muaj 500 vetë dikur në Bulevard. Merita juaj është të mendojë për reagim ndaj regjimit. Akuzat ndaj meje, pasi reaguam në Kuvend. Ta kemi të qartë, nuk ka kthim pas deri në realizimin e qëllimit”, ka thënë Berisha.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll