Politike

Hetimi për çështjen McGonigal, Gazment Bardhi: Kam marrë përgjigje nga Dumani, por nuk e them dot

Bardhi tregoi arsyet ose nuk e zbardhte dot përgjigjen e plotë, por ishte e qartë se SPAK ka nisur një hetim për një nga çështjet më sensitive në vend, ku një nga personazhet kryesorë është kryeministri i vendit.

27 Tetor 2023, 22:08 Nga I.A
Hetimi për çështjen McGonigal, Gazment Bardhi: Kam marrë
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk mendon që SPAK po zhbën një elitë politike për ta zëvendësuar me një tjetër.

“Nuk është detyrë e SPAK ndërrimi i elitave politike. Ai duhet të jetë i ftohtë vetëm në analizën e provave dhe fakteve dhe ndëshkimit të kujtdo që shkel ligjin. Qarkullimi i elitave është detyrë e shoqërisë shqiptare. SPAK mund të ndikojë, por nuk do të duhet të jetë qëllimi në vetvete, pasi ky nuk është misioni i drejtësisë, tha Gazment Bardhi.

I ftuar në emisionin 'Pa Censurë' në RTSH, Bardhi u shpreh se pavarësisht çështjes “Partizani”, ai mban një qëndrim korrekt me kreun e SPAK-ut.  Bardhi tha se ka marrë përgjigje nga kreu i SPAK-ut për një kërkesë të mëparshme të tij për te hetuar kryeministrin Rama në lidhje me aferën e ish zyrtarit të FBI-së. Bardhi tregoi arsyet pse nuk e zbardhte dot përgjigjen e plotë, por ishte e qartë se SPAK ka nisur një hetim për një nga çështjet më sensitive në vend, ku një nga personazhet kryesorë është kryeministri i vendit.

"Në fakt kam një përgjigje. Pasi Mcgonigal ka pranuar fajësinë, unë i jam drejtuar me një memo drejtuesit të SPAK-ut. Kam marrë një përgjigje dhe dua ta përgëzoj drejtuesin e prokurorisë për përgjigjen korrekte që më ka kthyer. Për fatin tuaj të keq si gazetare, që do të donit lajm në këtë rast, në atë përgjigje mua është vendosur detyrimi për të mos bërë publik informacionin që kam marrë nga SPAK. Dhe unë dua ta respektoj atë detyrim që më kanë vendosur në përcjelljen e informacionit mbi çështjen konkrete. Unë dua ta nxis SPAK-un të vazhdojë në rrugën që ka nisur. Kaq mund të them për këtë çështje. Nuk mund të konfirmoj asgjë tjetër, sa kohë më është vendosur një detyrim ligjor për të mos publikuar informacionin që në përputhje me ligjin, SPAK-u më ka përcjellë," tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll