Politike

Një përplasje e re në dyert e parlamentit. Gazment Bardhi: 26 deputetët e përjashtuar të hënën në seancë

Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, kreu i grupit opozitar i listoi problemet aktuale si mohim i të drejtave të opozitës dhe mohim i mandatit të deputetit.

27 Tetor 2023, 21:54 Nga I.A
Një përplasje e re në dyert e parlamentit. Gazment Bardhi: 26
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi flet me siguri të plotë se çështja penale ndaj ish kryeministrit Berisha nuk do të ndikojë në betejën e grupit parlamentar me qeverinë e kryeministrit Rama dhe për kërkimin e të drejtave të opozitës. Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, kreu i grupit opozitar i listoi problemet aktuale si mohim i të drejtave të opozitës dhe mohim i mandatit të deputetit.

“Kam vënë në dijeni partnerët për atë çka po ndodh në parlament, që opozitës i është mbyllur çdo rrugë institucionale brenda parlamentit. Praktikisht nuk na njihet mandati i deputetit, të ndërhysh në çështje të brendshme të grupit të PD duke tentuar të poshtërosh 90% të deputetëve të opozitës, të mohosh të drejtën e 45 deputetëve për ngritjen e komisionit hetimor, të mohosh të drejtën e  të 40 deputeteve që të caktojnë përfaqësuesit e tyre në komisionin parlamentar për reformën zgjedhore, të injorosh kërkesat për informacion që janë një e drejtë kushtetuese e deputetëve, të injorosh kërkesat e deputetëve për nojesë rrjen e ministrave në seanca dëgjimore në komisione, apo kërkesat për interpelanca me kryeministrin dhe me ministrat, do të thotë që ke mbyllur çdo hapësirë institucionale për opozitën në parlament. Ju siguroj se do të jetë një reagim i opozitës që do të vijojë. Për sa kohë opozita nuk ushtron dot normalisht funksionet e veta,  edhe maxhoranca nuk do t’i ushtrojë dot dhe të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë”, u shpreh Gazment Bardhi.

Të enjten e kaluar 26 deputetë u përjashtuan me 10 ditë për moslejimin e zhvillimit të seancës, por sipas zotit Bardhi, PS e ka llogaritur 11 ditë, që përkon me seancën e të hënës pasdite, duke mos i lejuar të marrin pjesë më shumë se gjysmën e grupit parlamentar.

“Sjellje të tilla arrogante nuk do të pranohen nga deputetët e opozitës. Ne nuk e kemi mandatin nga Edi Rama. E kemi fituar me sakrificë. Kemi patur përballë në zgjedhje jo një parti politike, por bandat më të rrezikshme kriminale. Prandaj nuk jemi të gatshëm që mandatet tona t’ia dhurojmë Edi Ramës. Ne do të jemi në seancë, siç e parashikon Rregullorja. Nuk është vullneti i një deputeti të PS apo i Edi Ramës që na lejon ne. Mandatin na e kanë dhënë qytetarët dhe nuk ka asnjë individ, qoftë Edi Rama apo ndonjë zar i tij që të pengojë deputetët e opozitës të ushtrojnë mandatin e tyre. Kjo është një shenjë tjetër që këta individë pasi votojnë çdo aferë korruptive të tij që vjen në Parlament, kanë marrë misionin për të vrarë opozitarizmin. Nuk kemi për ta lejuar një gjë të tillë. Nuk besoj që institucionet e shtetit shqiptar, përfshirë këtu edhe Gardën e Republikës, do të zbatojnë një urdhër të paligjshëm. Cilido që provokon deputetët e  opozitës dhe i nxjerr drejt rrugëve ekstreme, do të duhet të marrë parasysh pasojat e një akti të tillë. E përsëris, kanë marrë një vendim arbitrar që nuk e njohim. Megjithatë ai dënim parashikon 10 ditë, por për deputetët e PS është 12 ditë. Dhe ne duhet ta pranojmë këtë si normalitet? Nuk ndodh diçka e tillë," tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll