Konferenca e Kryetarëve rrëzon interpelancën e opozitës për inceneratorët, Bardhi: Turp! Rama nxiton të bëjë aleancë me grupet kriminale
Para mediave, Bardhi bëri me dije se ishte rëezuar kërkesa e grupi parlamentar demokrat për interpelancë urgjente dhe debat me mocion, për çështjen e inceneratorëve.

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot për të hedhur poshtë kërkesën e opozitës për të pasur një mocion me debat mbi temën e inceneratorëve në seancën e nesërme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Pas mbledhjes së sotme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Vulës, Gazment Bardhi foli për mediat duke denoncuar se Parlamenti nuk po u shërben më qytetarëve.
Para mediave, Bardhi bëri me dije se ishte rëezuar kërkesa e grupi parlamentar demokrat për interpelancë urgjente dhe debat me mocion, për çështjen e inceneratorëve. Ai tha se sipas Konferencës së Kryetarëve, nuk ka urgjencë për kërkesat e opozitës, ndaj edhe shtoi se tashmë parlamenti është shndërruar në ‘dyqan personal i Zotos dhe Mërtirit’ dhe se e gjitha po bëhet për të siguruar arratinë e tyre dhe të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.
“Konferenca e Kryetarëve vendosi sot rrëzimin e kërkesës për interpelancë dhe për mocion me debat duke shfaqur në këtë mënyrë vizionin e saj për shndërrimin e Parlamentin nga ai i qytetarëve shqiptarë, në një dyqan personal të Zotos dhe Mërtirin. Për kolegët e maxhorancës shkeljet e Kushtetutës dhe fakti që dy mafiozë në arrati të inceneratorëve marrin pagesa çdo ditë për punë ta pakryera, nuk është një çështje urgjente. Fakti që paratë e shqiptarëve transferohen dhe mbajnë gjallë, e sigurojnë jetësën e 2 mafiozëve në arrati, nuk është emergjente për ta. E kuptoj vështirësinë që ka Rama si person i përfshirë, koka e inceneratorëve për të dhënë shpjegime, por sado siklet dhe hall të ketë do duhet të respektohet Kushtetua. Argumenti i tyre është se nuk ka urgjencë. Po financojnë arratinë e Zotos, Mërtirit dhe tani të Ahmetajt mund të vijojnë dhe të marrin para nga buxheti. Ahmetaj mund të transferojë para nga Shqipëria në Zvicër, është një çështje që për maxhorancën është e ezauruar. Ju jeni dëshmitarë, i keni bërë publike faktet. Kryeministri duhet të jepte shpjegime për të ndalur ekzekutimin e kontrateve. Duhet të zbatohet Kushtetuta dhe rregulloja. është futur Kuvendi në një rreth të rrezikshëm. Po dhunohen të drejtat e opozitës. Shndërrimi i parlamentit, në dyqan personal që financon arratinë e Zotos dhe Mërtirit është e papranueshme.
Avokati i Popullit? Nuk ka ende një proces parlamentar për Avokatin e Popullit. Kushtetuta dikton një proces konsensual. Deri në këtë moment që flasim nuk është zhvilluar, nuk vuan sot Shqipëria nga zgjedhja brenda këtij muaji nga Avokati i Popullit.
Ligji për kanabisin? Edhe kjo ëhstë një çështje në kundërshtim flagrant me rregulloren e Kuvendit. Projektligji nuk ka qenë në axhendën e Kuvendit, por nevoja e Edi Ramës për aleancë me krimin e organizuar e nxit që të shkelë çdo rregull për të kaluar çdo ligj që zgjidh hallin e kriminelëve,"-tha Bardhi.
Dje, kreu i grupit të PD-së të vulës, Gazmend Bardhi depozitimin nga ana e tij një kërkesë për zhvillimin e interpelancë urgjente me Ramën për çështjen inceneratorëve dhe sa i takon zhvillimeve nisur nga vendimi i Kuvendit për lejimin e arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit. Por përveç tij edhe kolegët e Partisë Demokratike gjithashtu depozituan një kërkesë të ngjashme, por që as ajo nuk u mor parasysh.
Sondazh
Eurodeputeti grek vjen në Shqipëri, takim me Fredi Belerin dhe vizitë në Himarë
Fredi Beleri HIMARË- Kryetari i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, euro...
Hetimi ndaj Ahmetajt, GJKKO firmos urdhër-kontrolle, agjentë të BKH-së zbarkojnë në banesat e ish-zv/kryeministrit
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhër-kontolle pasi Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të ish-zv/kryeministrit A...
“Kush kap plehrat, kap miliardat”, Berisha: Rama dhe Agaçi janë koka e inceneratorëve
Sali Berisha TIRANË- Për kryetarin e PD-së Sali Berisha, koka e inceneratorëve është Rama dhe Agaçi. Në emisioni...
“Rrezik për sigurinë e Britanisë së Madhe”, Berisha: Ambasadori Alastair King-Smith është skllav i Ramës
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se në kohën e qeverisjes së tij, ka p...
Bardhi: Ramës nuk i përmendet emri te inceneratorët, ai di vendndodhjen e Ahmetajt
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se Arben Ahmetaj nuk është shpallur ende n...
Varhelyi pas takimit në Tiranë: Të përkushtuar për zbatim të shpejtë të strategjisë së re për Ballkanin Perëndimor
Oliver Varhelyi dhe Edi Rama TIRANE- Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, pas takimit jofo...
Berisha: Pas protestës së 7 korrikut, ambasadori Britanik kërkoi shpalljen time ‘non grata’
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ ka treguar se vendim...
'Ishin të gjithë të ftuar'/ Samiti në Tiranë! Nuk ishte vetëm Kurti ai që s'pranoi ftesën e Ramës, ja kush mungoi tjetër
Edi Rama TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama u takua me disa prej liderëve të vendeve të Rajonit në Tiranë, n&eu...
"Kësaj i thonë MAT!”, Berisha reagon pasi Rama iu shmang përgjigjes së gazetares në konferencën për media (VIDEO)
Edi Rama TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook, një sekuenc&eu...
Forcat e Armatosura shqiptare/ Peleshi në Britaninë e Madhe, Sekretari i Mbrojtjes shpreh gatishmërinë për bashkëpunimin në kuadër të Aleancës
Ben Wallace dhe Niko Peleshi BRITANI- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, po mban një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe. Ai ësh...
