Aktualitet

DOKUMENTI- Studentët e mjekësisë letër Nikollës: Duam të marrin pjesë në Komisionet, atje po vendoset 'fati' ynë

Studentët i kanë kërkuar Lindita Nikollës që të marrin pjesë në diskutimet për projektligjin që do t'u mbajë diplomën 5 vite pas diplomimit për të qëndruar në Shqipëri. 

17 Korrik 2023, 11:28 Nga k.m.
DOKUMENTI- Studentët e mjekësisë letër Nikollës: Duam
Pamje nga protestat

TIRANË- Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kërkojnë që të jenë pjesë e Komisioneve parlamentare për t'u dëgjuar si grupe interesi. Sot, ata i kanë dërguar një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të marrin pjesë në diskutimet për projektligjin që do t'u mbajë diplomën 5 vite pas diplomimit për të qëndruar në Shqipëri. 

Drejtuar: Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Znj.Lindita Nikolla

DOKUMENTI- Studentët e mjekësisë letër Nikollës: Duam

Ne, studentët e mjekësisë kemi bërë kërkesa të njëpasnjëshme për pjesëmarrje në komisionet përkatëse, në lidhje me projektligjin:

PROJEKTLIGJ "PËR TRAJTIMIN E VEÇANTË TË STUDENTËVE QË NDJEKIN PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË “MJEKËSI E PËRGJITHSHME” NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË".

Deri tani nuk jemi pranuar në asnjë komision përvec atij të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Ju rikujtojmë që sot ky projektligj shqyrtohet në Komisionin për Çështjet ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut si edhe në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Ne si grup interesi kemi të drejtën ligjore që të jemi të pranishëm dhe të dëgjohemi në Komisionet përkatëse. Ju lutemi si kryetarja e Kuvendit të mundësoni pjesëmarrjen tonë.

Me Respekt: Dea Guri Eliot Sulçaj Mikel Seferi Arbëri Shehu Zino Veleshnja

lindita nikolla

Sondazh

Poll