Politike

Rama komenton prapë dhunën tek Kuvendi i Kosovës: Më “mbytën”! Po u katandis demokracia se kush 'gjujti' i pari...kemi problem

Kryeministri Edi Rama shkruan se nuk i intereson se kush e gjuajti shishen e parë të ujit, duke shtuar se sjellje të tilla nuk mund të konsiderohen si demokratike, duke dënuar dhunën ndaj homologut të tij Albin Kurti.

13 Korrik 2023, 15:58 Nga k.m.
Rama komenton prapë dhunën tek Kuvendi i Kosovës: Më
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Rama ka reaguar sërish në Tëitter për sherrin e ndodhur në Kuvendin e Kosovës, pasi ka marrë dhunë reagime nga ndjekësit dhe miqtë e tij nga përtej kufirit. Në rrjetet e tij sociale, kryeministri Edi Rama shkruan se nuk i intereson se kush e gjuajti shishen e parë të ujit, duke shtuar se sjellje të tilla nuk mund të konsiderohen si demokratike, duke dënuar dhunën ndaj homologut të tij Albin Kurti.

Rama shkruan se pavarësisht reagimeve, i mbetet mendimi se ngjarja e sotme ishte e turpshme, por nuk ka komentuar në asnjë moment zhvillimet në Kuvendin e Shqipërisë dhe kërkesën për prangosje nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-numrin 2 të qeverisë së tij, Arben Ahmetajn.  

"Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme. Dhe si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë së saj, unë vazhdoj mendoj se çka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë!,"-shkruan Edi Rama. 

Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës?

Përplasje dhe tension në Kuvendin e Kosovës. Seanca nisi me reagimet e deputetëve të opozitës për publikimin e audi-përgjimeve të deputetes Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç të cilët flasin për politikanin famëkeq serb Radoiçiç i shpallur non-grata nga amerika. Në foltore dhe karrigen e Kurtit, disa deputetë të opozitës kanë vendosur pankartat 'Zdravo' duke iu rreferuar skandalit të përgjimeve. Pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën në Kuvend duke folur për marrëveshjen me BE-në për të ulur tensionet, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur drejt tij ujë më shishe. Në këtë moment kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.

edi rama dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll