Aktualitet

“Për 13 minuta “përdhunon” kryetarin në zyrën e vet”/ Pamjet brenda zyrës së Gjicit, Artan Hoxha: Administrata në Kukës, flakë fare

Momenti i takimit të Gjicit me Almën.

19 Qershor 2023, 17:34 Nga A.B
“Për 13 minuta “përdhunon” kryetarin në
Zyra

TIRANË- Pamje të reja nga zyra e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit. Gazetari Artan Hoxha ka ndarë me foto momente të ndryshme nga takimi i Almës me Gjicin. Hoxha shkruan se i gjithë takimi zgjati vetëm 13 minuta. 

'Shikojeni ne fotot e meposhteme kronologjine e plote, se si nje qytetare krejt e paverifikuar, kush eshte dhe çfare perfaqeson, brenda 13 minutash, hyn ne bashkine e Kuksit, “perdhunon” kryetarin ne zyren e vet'- shkruan ndër të tjera gazetari. 

Nga Artan Hoxha

Kisha degjuar kryeministrin, te fliste per efekshmerine, shpejtesine dhe rendimentin e larte te administrates se tij, por nuk e kisha besuar.

Por si ka thene Sali Berisha, “Mendimi evolon”.

Kur thote Berisha(qe mbetet gjithnje i njejti) imagjino ne, vdekataret e thjeshte…
Tashme jam i bindur me ze dhe figure, se “Padishau” yne, ka te drejte.

Administrata ne Kukes, duket flake fare,
“shpejtesi sketerre,
efikasitet maksimal,
rendiment apsolut”…
Shikojeni ne fotot e meposhteme kronologjine e plote, se si nje qytetare krejt e paverifikuar, kush eshte dhe çfare perfaqeson, brenda 13 minutash, hyn ne bashkine e Kuksit,
“perdhunon” kryetarin ne zyren e vet, rregullon aferen per projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges, ploteson dokumentacionin ne zyren e nenkryetarit, dhe iken ne hallin e vet….

Foto 1)- 15:59:30
fillon “procedura” në zyren e kryebashkiakut.

“Për 13 minuta “përdhunon” kryetarin në

Foto 2)- 16:03:44
Mbaron me sukses “procedura”.

“Për 13 minuta “përdhunon” kryetarin në

Foto 3)- 16:04:28,
Nis biseda per projektin e qenve..

“Për 13 minuta “përdhunon” kryetarin në

Foto 4)- 16:06:47,
Mbyllet biseda për projektin e qenve rrugaçe, thirret ne zyren e kryetarit, nenkryetari Granit Gjana, per te ndjekur hapat ligjore per projektin e qenve.

“Për 13 minuta “përdhunon” kryetarin në

Foto 5)-16:11:08,
Vajza shkon në zyren e nenkryetarit te bashkise Granit Gjana dhe merr udhezimet per dokumentat qe duhen per projektin.

“Për 13 minuta “përdhunon” kryetarin në

Foto 6)-16:11:18,
Vajza mbaron me nenkryetarin, dorezon letrat dhe vendos kontaktin direkt me te.

“Për 13 minuta “përdhunon” kryetarin në

Foto 7)-16:11:42,
Vajza del nga bashkia Kukës pasi ka mbyllur praktikisht nje projekt qe do financohet nga banoret e Kukesit.

“Për 13 minuta “përdhunon” kryetarin në

Foto 8)-16:13:04,
Vajza ndez makinen dhe para se te niset, degjohet nje e lehur qeni, te cilin e ka në sediljen e pare te makines…

“Për 13 minuta “përdhunon” kryetarin në

Foto 9)- Dielli do te lind serish, jeta vazhdon.
Degjohemi ne skandalin e radhes…

 

safet gjici artan hoxha

Sondazh

Poll