Aktualitet

Gjenden 30 granata difensive në Këlcyrë, evakuohen banorët

Vendi ku janë gjetur granatat është afër një banese, anëtarët e të cilit janë evakuuar.

19 Qershor 2023, 14:09 Nga k.m.
Gjenden 30 granata difensive në Këlcyrë, evakuohen banorët
Foto ilustruese

KËLCYRË- Gjenden 30 granata difensive në fshatin Ballë të Njësisë Administrative Ballaban, Këlcyrë. Policia e Shtetit ka rrethuar vendin ku janë zbuluar granatat nga disa punonjës teksa ishin duke ndërtuar një rrugë në këtë fshat.

Vendi ku janë gjetur granatat është afër një banese, anëtarët e të cilit janë evakuuar. Aktualisht në vendin ku u gjetën granatët, pritet që të shkojnë forcat xheniere, për të bërë më pas shpërthimin e tyre të kontrolluar. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Paraditen e sotme, në fshatin Ballë, Përmet, shtetasi A. K., 50 vjeç, duke kryer punime ndërtimi, në afërsi të banesës së tij, ka konstatuar rreth 30 granata, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar forcat xheniere, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.

kelcyre

Sondazh

Poll