Aktualitet

DETAJET/Pranga shqiptarit në Itali, posedonte rreth 3 kilogramë drogë

Pas kontrollit të banesës u gjet lëndë narkotike, si dhe të materialit të nevojshëm për prerjen dhe paketimin e dozave, si dhe një peshore preçize peshimi, një izolues me vakum, një telefon celular dhe një kanaçe me spray vetëmbrojtës

19 Qershor 2023, 17:02 Nga DOSJA
DETAJET/Pranga shqiptarit në Itali, posedonte rreth 3 kilogramë
droga e sekuestruar nga policia

ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi posedonte lëndë narkotike. Guardia di Finanza e Vicenza-s arrestoi një shqiptar, i cili kishte fshehur rreth 3 kilogramë drogë. Më konkretisht, mbi 2.3 kilogramë hashash, gjysmë kilogrami marijuanë dhe 2 gram kokainë. 

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është arrestuar edhe në vitin 2007 për “trafik droge”. Ai u ndalua nga policia pranë shtëpisë së tij. Pas kontrollit të banesës u gjet lëndë narkotike, si dhe të materialit të nevojshëm për prerjen dhe paketimin e dozave, si dhe një peshore preçize peshimi, një izolues me vakum, një telefon celular dhe një kanaçe me spray vetëmbrojtës. 

Sondazh

Poll