Aktualitet

Ra në kontakt me rrymën elektrike, 35-vjeçari nga fshati Tragjas ndërron jetë në spital

Arbër Ferati ka humbur jetën pasi është dërguar në spital

19 Qershor 2023, 15:51 Nga DOSJA
Ra në kontakt me rrymën elektrike, 35-vjeçari nga fshati
foto ilustruese

VLORË- Një 35-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Tragjas, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë teksa punonte në një makineri bujqësore autokombajnë. Arbër Ferati ka humbur jetën pasi është dërguar në spital. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi nga policia

“Sot, rreth orës 14:50, në fshatin Tragjas, shtetasi A. F., 35 vjeç, duke punuar me makineri bujqësore autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, dhe për pasojë ka humbur jetën pasi është dërguar në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

 

Sondazh

Poll