LIVE UPDATES

Aksidental apo i qëllimshëm? Merr flakë lokali i Noizy-t në Durrës, Policia nis hetimet

•Lokali i reperit të njohur, Noizy është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. •Biznesi në pronësi të babait të reperit, Bashkim Rajku, ndodhet në lagjen nr.1 në qytetin e Durrësit. •Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. •Nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme. •Faqja e biznesit në Instagram ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik, mirëpo kjo nuk specifikohet nga Policia.  •Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

PËRMES FOTOVE- Ja si është shkrumbuar totalisht nga flakët lokali i Noziy-t

Aksidental apo i qëllimshëm? Merr flakë lokali i Noizy-t në
Lokali

DURRËS- Këto janë pamjet nga lokali i reperit Noizy në zonën e Currilave i cili u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit. Shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.

Aksidental apo i qëllimshëm? Merr flakë lokali i Noizy-t në

Mësohet se biznesi i regjistruar në emër të babait të Noizy-it, Bashkim Rajku ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Aksidental apo i qëllimshëm? Merr flakë lokali i Noizy-t në

Nuk është hera e parë që bizneset në pronësi të familjes Rajku në Durrës dëmtohen, jo më larg se para disa muajsh një prej dyqaneve të Noizyt iu vendos një sasi eksplozivi./Dosja.al

2 VITE ME PARE

'Ka dëme materiale'/ Zjarri në lokalin e Noizy-t, Policia nis hetimet, s'dihet nëse ngjarja ishte aksidentale

Aksidental apo i qëllimshëm? Merr flakë lokali i Noizy-t në
Lokali

DURRËS- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me zjarrin që përfshiu një natë më parë lokalin 'ZINS' në pronësi të babait të reperit Noizy. Sipas forcave blu, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Ata theksojnë se nga flakët ka pasur vetëm dëme materiale.

Duke mos theksuar nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme, Policia bën të ditur se kanë nisur hetimet, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

2 VITE ME PARE

Përfshihet nga flakët lokali i Noizy-t në Durrës, tymi mbulon zonën (PAMJET)

Aksidental apo i qëllimshëm? Merr flakë lokali i Noizy-t në
Noizy

DURRËS- Përfshihet nga flakët lokali 'Zins' në qytetin bregdetar. Biznesi në pronësi të reperit të njohur Rigels Rajku, i njohur nga të gjithë si Noizy, është shkrumbuar nga një zjarr që nisi në orët e vona të mbrëmjës.

Siç shihet edhe në pamje, e gjithë zona e jashtme e saj është e mbuluar nga flakët, ndërsa tymi ka mbuluar zonën përreth. 

Për këtë incident ka pasur një njoftim nga stafi i biznesit, të cilët bëjnë të ditur se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Aksidental apo i qëllimshëm? Merr flakë lokali i Noizy-t në

Pritet një njoftim nga autoritetet përkatëse./Dosja.al

zjarr ne lokalin zins rigels rajku noizy

Sondazh

Poll