Politike

“Janë parë shenja në fletët e votimit”, Partia Aleanca Demokratike: Na është bërë padrejtësi në Bashkinë Përmet

Aleanca Demokratike kërkon ndryshimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin për Bashkinë Përmet

20 Maj 2023, 21:14 Nga m.s
“Janë parë shenja në fletët e votimit”, Partia
foto ilustruese

TIRANË- Partia Aleanca Demokratike i ka drejtuar KQZ një kërkesë ankimore për procesin zgjedhor të 14 Majit. Kjo forcë kundërshton vendimin për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve të Këshillit të Bashkisë Përmet.

Aleanca Demokratike kërkon ndryshimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin për Bashkinë Përmet, duke përfshirë në rezultatin e dalë nga procesi i rinumërimit dhe rivlerësimit të votave. Në kërkesën ankimore thuhet se ka patur shkelje në procesin e numërimit të votave.

Subjekti në fjalë thotë se ka qenë fitues i një mandati për këshilltar deri në datën 16 maj ora 11:00. Pas këtij orari, në sistemin online nuk figuronte, duke i kaluar subjekteve të tjera zgjedhore.

 

partia aleanca demokratike kqz zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2023, 17:24 F.M

Gazetari Rama interviston Luizin e BBV

Luiz Ejlli, Edi Rama dhe Benet Beci TIRANË- Fenomenit Luiz Ejlli që iu dedikuan të gjitha mediat, rrjetet sociale, që bëri bashk&e...