Politike

Alibeaj-Berishës: Humbësi i madh i 14 majit dhe i zhytur në disfatë paska gjetur armiq të rinj! Përçau opozitën me koalicionin me Metën

Sipas Alibeajt, aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak dhe e gjitha kjo ka ndodhur në kurriz të demokratëve.

20 Maj 2023, 15:41 Nga F.M
Alibeaj-Berishës: Humbësi i madh i 14 majit dhe i zhytur në
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Enkelejd Alibeaj i është kundërpërgjigjur kryedemokratit Sali Berisha dhe e ka qujatur atë humbësin më të madh të 14 majit që është zhytur në disfatë. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Alibeaj shkruan se shqiptarët e dinë se Berisha është përcarësi i opozitës që nuk bëri gjë tjetër veçse solli disfatë. Ai shton më tej se Berisha sa herë që humbet, shpall grupe armiqësore. Sipas Alibeajt, aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak dhe e gjitha kjo ka ndodhur në kurriz të demokratëve.

Statusi i Alibeajt:

Humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit paska gjetur sot armiq të rinj, duke publikuar dhe listën e të përjashtuarve të radhës. I zhytur në disfatën që i solli demokratëve dhe opozitës, sindroma e komunizmit i rikthehet si përherë kur humb duke shpallur grupe armiqësore. Shqiptarët e kanë të qartë se shkaku i përçarjes së opozitës është Sali Berisha, sikundër aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak. Bashkëpunimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve është një nga arsyet pse pati refuzim masiv në 14 maj dhe që e mban në këmbë regjimin e Edi Ramës.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim online me ndjekësit e tij, nga ku deklaroi se koalicionit “Bashkë Fitojmë” i janë marrë mandate në shumë bashki të vendit. Berisha tha se vetëm Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk i kanë mbështetur kandidatët e Primareve. Ai tha gjithashtu edhe se vendosja e një ligji për ta bërë të detyrueshëm votimin do të ishte një mundësi sipas për të ndaluar fenomenin e blerjes së votës.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll