Politike

Zgjedhjet e 14 Majit/  Partia Lëvizja e Legalitetit kërkon rinumërimin e votave në Kamëz, Tiranë e Dibër

Kjo forcë politike ka ankimuar rezultatin në disa KZAZ në 3 Bashki

20 Maj 2023, 18:17 Nga m.s
Zgjedhjet e 14 Majit/  Partia Lëvizja e Legalitetit kërkon
foto ilustruese

TIRANË- Partia Lëvizja e Legalitetit kërkon rinumërim të votave në Kamëz, Tiranë e Dibër. Kjo forcë politike ka ankimuar rezultatin në disa KZAZ në 3 Bashki. Marrë shkas nga dokumentacioni i dorëzuar sot në KQZ, Partia Lëvizja e Legalitetit argumenton se në Dibër, një kuti e votimit ka qenë e dëmtuar gjatë transportit dhe kërkon numërimin e saj në KQZ.

Ndërkohë, në Tiranë sipas tyre rezulton një mospërputhje mes votave të dala në ekran dhe numrit të vendosur në procesverbal, për pasojë edhe këtu kërkojnë rinumërim.

Në Kamëz ku kërkojnë numërim, PLL thotë se ka një përllogaritje të gabuar të rezultatit, duke bërë që të humbasin mandatin.

 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 partia lëvizja e legalitetit

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2023, 17:24 F.M

Gazetari Rama interviston Luizin e BBV

Luiz Ejlli, Edi Rama dhe Benet Beci TIRANË- Fenomenit Luiz Ejlli që iu dedikuan të gjitha mediat, rrjetet sociale, që bëri bashk&e...