FOTO- Policia po e kërkon për tentativë vrasje, kush është Hulk Dedja? I riu tentoi të hakmerrej për gjakun e të atit
Hulk Dedja, i biri i Halit Dedjas, i cili u ekzekutua në kryeqytet në dhjetor të 2010-ës. I riu dyshohet se në shenjë hakmarrje për vrasjen e të atit ka tentuar të vrasë dy pjesëtarë të fisit Kolaj nga Burreli.
TIRANË-Policia ka shpallur në kërkim, 29-vjeçarin Hulk Dedjan, të riun me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Dedja, dyshohet se në një lokal në qytetin e Burrelit, tentoi të vriste një person tjetër, e më pas u largua menjëherë nga ambientet e lokalit.
Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin "Policia", 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi.
Po kush është Hulk Dedja?
Hulk Dedja, i biri i Halit Dedjas, i cili u ekzekutua në kryeqytet në dhjetor të 2010-ës. I riu dyshohet se në shenjë hakmarrje për vrasjen e të atit ka tentuar të vrasë dy pjesëtarë të fisit Kolaj nga Burreli.
18-vjeçari në 5 maj të vitit 2011, pak muaj pas vrasjes së babait të tij, tentoi të ekzekutojë për hakmarrje Ismet Kolën dhe nipin e këtij të fundit, Bashkim Dervishi. Dajë e nip mbetën të plagosur, ndërsa Hulku mundi të largohej duke i shpëtuar drejtësisë për më tepër se një vit.
Ngjarja për të cilën akuzohet Dedja ka ndodhur në vendin e quajtur "Lagjja e Re", në qendër të Burrelit. Dyshohet se mesditën e 5 majit 2011, Hulk Dedja ka qëlluar në drejtim të makinës ku udhëtonin Ismet Kola dhe nipi i tij Bashkim Dervishi. Për pasojë Kola u plagos me dy plumba në bark, ndërsa Dervishi në shpatullën e djathtë. Mes fiseve Kolaj dhe Hulku ekziston një histori e gjatë hasmërie. Kolajt dyshohen të kenë ekzekutuar tre djem të familjes Dedja dhe babanë e tyre.
Dedajt nga ana e tyre, dyshohen se kanë vrarë në shenjë hakmarrje, Haki Kolën, babain e Ismet Kolës dhe dy vëllezërit e tij, Fiqiri e Medi Kola. Viktima më e fundit e hakmarrjes ka qenë babai i Hulkut, Haliti, i cili në Tiranë njihej si Donald Dedja. Ai u ekzekutua me armë zjarri më datën 16 dhjetor 2010, në rrugën "Irfan Tomini", pranë ish-uzinës "Enver" në Tiranë. Dedja, në vitin 1997 punonte si oficer policie për hetimin e krimeve, por në atë kohë, i vranë vëllain.
Pas disa vitesh atij i vrasin vëllain tjetër dhe babanë.
Sondazh
FOTOT/ Kanosi një person brenda lokalit, shpallet në kërkim 29-vjeçari me precedent kriminal në Burrel
Sekuestrimet MAT- Një 29-vjeçar me emrin Hulk Dedja është shpallur në kërkim për kanosje, armëmbajtje pa lej...
U ra sipër orteku, nxirren trupat e pajetë të dy turisteve në Valbonë
Baets Myrthe dhe Joanna Blocaille VALBONË- Trupat e dy turisteve që humbën jetën ditën e djeshme në Valbonë jan&eu...
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd/ Makina e dasmorëve përplaset me mjetin tjetër, lëndohet një person
Aksident ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd pranë fshatit Mengel. Një makin&eu...
"15 mijë lekë dhe naftë"/ 4 ditë para zgjedhjeve, nis SHIT-BLERJA e votës, 1 në pranga, 1 nën hetim në Tiranë
Foto ilustruese TIRANË- Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga dita e zgjedhjeve, rastet e shit-blerjeve po bëhen publike. Kështu, në...
Peshkarexha goditet nga trageti, Policia Kufitare: Shpëtuam nga mbytja peshkatarët që ndodheshin në ujë
Porti DURRËS- Policia kufitare e Portit të Durrës ka dhënë më shumë detaje rreth mbytjes së anijes me tre persona n...
Kokaina në Portin e Selanikut! Arrestohet drejtuesi i grupit, mjeku i dënuar më parë, bien në pranga edhe të afërm të tij
Policia GREQI- Një mjek nga Selaniku, është mes 9 të arrestuarve për rrjetin e drogës me 100 kilogram&eum...
KË PO KËRKONIN? Operacion blic në Elbasan, policia kontrolle automjeteve gjatë orëve të vona të mbrëmjes
Foto ilustruese ELBASAN- Një operacion blic është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. Njësia operaciona...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 10 Maj 2023
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të...
VIDEO- Goditet nga trageti i linjës Durrës-Bari, mbytet peshkarexha në ujërat e Adriatikut
Anije DURRËS- Një peshkarexhë është mbytur natën e kaluar në ujërat e Adriatikut. 'JOQ' ka ndarë një...
VIDEO/ Të shtëna vdekjeprurëse pranë një sinagoge në Tunizi, 4 të vdekur
Tunizi TUNIZI- Dy vizitorë dhe dy roje të sigurisë janë vrarë nga një sulmues pranë sinagogës më të vjet&...
