Bota

"Kartelet e kokainës nga Amerika Latine"- Zbulohen 100 kg kokainë brenda kontejnerit në portin e Selanikut, sekuestrohen 70 mijë euro

Kontejneri me kokainën kishte një vend transportues nga Amerika Latine, duke konfirmuar se kartelet i kanë “vënë syrit” porteve të Athinës dhe Selanikut për t'i përdorur si bazë pritjeje për drogën që duan të trafikojnë drejt vendeve evropiane.

9 Maj 2023, 09:52 Nga A.B
"Kartelet e kokainës nga Amerika Latine"- Zbulohen 100
Kokaina

GREQI- Një nga goditjet më të rëndësishme të karteleve të kokainës nga Amerika Latine ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Selanik. 'Protothema' raporton se janë arrestuar shtatë persona të cilët kishin marrë 100 kilogramë drogë nga një kontenier në portin e Selanikut, së bashku me oficerë policie të Administratës së Ndjekjes së Drogës dhe OPKE. Operacioni u zhvillua në Diavatë kur policia bllokoi dy makina në të cilat shtatë personat mbanin sasinë e madhe të kokainës.

Operacioni u krye pas informacioneve se në portin e Selanikut ishte dorëzuar një kontenier me një sasi të madhe droge, e cila do të transportohej në një “çantë” drejt qytetit.

Shtatë të arrestuarit kishin përdorur makina me qira për të transportuar kokainën. Gjithashtu theksohet se në kontrollin e kryer në shtëpi, pas arrestimit të të shtatëve, janë gjetur dhe konfiskuar edhe 70 mijë euro.

Kontejneri me kokainën kishte një vend transportues nga Amerika Latine, duke konfirmuar se kartelet i kanë “vënë syrit” porteve të Athinës dhe Selanikut për t'i përdorur si bazë pritjeje për drogën që duan të trafikojnë drejt vendeve evropiane.

Policia që planifikoi operacionin zgjodhi të mos hapte kontejnerin, por duke përdorur informacionin që kishte në dispozicion, vazhdoi arrestimin e marrësve të kokainës, duke hapur kështu një cikël të ri të një hetimi të madh në fushën e lufta kundër trafikut të drogës./Dosja.al

kokaine ne selanik

Sondazh

Poll