Bota

SHBA në mbështetje të vazhdueshme të Ukrainës, në shtator do të dërgojë 4.9 miliardë dollarë ndihmë buxhetore

Uashingtoni miratoi më parë transferimin e 18 miliardë dollarëve për këto qëllime. 

16 Prill 2023, 10:47 Nga a.l
SHBA në mbështetje të vazhdueshme të Ukrainës, në
Ukrainë-SHBA

SHBA- Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 4.9 miliardë dollarë mbështetje buxhetore për Ukrainën në shtator përmes mekanizmave të Bankës Botërore. Lajmin e ka bërë të ditur, Departamenti Amerikan i Shtetit, raportojnë mediat e huaja. 

"Shtetet e Bashkuara dhanë 18 miliardë dollarë mbështetje buxhetore për qeverinë e Ukrainës përmes mekanizmave të Bankës Botërore. 4.9 miliardë dollarë shtesë do të ndahen në shtator", thuhet në informacion.

Uashingtoni miratoi më parë transferimin e 18 miliardë dollarëve për këto qëllime. Në të njëjtën kohë, departamenti beson se shkalla e financimit të nevojshëm për restaurimin e Ukrainës mund të arrihet vetëm në bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat për të stimuluar investimet.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll