Bota

'Tronditen' besimtarët/ Tre fëmijë plagosen nga flakët në natën e Pashkëve në Rodos (Video)

Mësohet se një 14-vjeçar ka pësuar djegie të shumta dhe prerje të gishtave të dorës së majtë nga një fishekzjarre. Në të njëjtin spital është transportuar me helikopter një djalë 13-vjeçar, i cili ka pësuar amputim të pjesshëm të gishtave të dorës së djathtë dhe djegje në fytyrë nga një fishekzjarr.

16 Prill 2023, 10:58 Nga f.i
'Tronditen' besimtarët/ Tre fëmijë plagosen nga
Pamje nga vendngjarja

GREQI- Një incident i rëndë ka ndodhur në natën e Pashkëve në Rodos, ku tre fëmijë janë plagosur si pasojë e fishekzjarreve që u hodhën pas kremtimit "Krishti u ringjall". Protothema raporton se tre fëmijët janë dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se një 14-vjeçar ka pësuar djegie të shumta dhe ka humbur gishtat e dorës së majtë nga një fishekzjarre. Në të njëjtin spital është transportuar me helikopter një djalë 13-vjeçar, i cili ka pësuar amputim të pjesshëm të gishtave të dorës së djathtë dhe djegje në fytyrë. Gjithashtu një 7-vjeçar, i cili ndodhej në oborrin e kishës kur persona të panjohur kanë nisur të hedhin fishekzjarrë ka pësuar djegje të rënda.

Në video e siguruar persona të panjohur shihen duke hedhur fishekzjarrë brenda ambjenteve të kishës. Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar zjarr në pjesën e përparme të kishës, ndërsa janë thyer xhamat e dyerve dhe dritareve.

pashket ortodokse greqi

Sondazh

Poll