Bota

Një foshnje e porsalindur po trazon Spanjën

Ngjarja nuk do të ishte lajm, që prej ditësh preokupon Spanjën, nëse Obegon nuk do të ishte 68 vjeç dhe nëse në Spanjë do të ishte e ligjshme surrogacia.

1 Prill 2023, 10:47 Nga k.m.
Një foshnje e porsalindur po trazon Spanjën
Ana Obregon

E emocionuar, me syze të zeza dhe duke mbajtur me butësi një vajzë të porsalindur në krahë, aktorja dhe prezantuesja e njohur spanjolle Ana Obregon u largua nga spitali i Majamit më 20 mars. Ngjarja nuk do të ishte lajm, që prej ditësh preokupon Spanjën, nëse Obegon nuk do të ishte 68 vjeç dhe nëse në Spanjë do të ishte e ligjshme surrogacia. Ndonëse menjëherë pas lindjes së vajzës, Obregon nxitoi ta ndante gëzimin e saj me ndjekësit në mbarë botën duke postuar në Instagram: Një dritë plot dashuri ka hyrë në errësirën time. Nuk do të jem më kurrë vetëm. JAM PËRSËRI GJALLË, por u sulmua në mediat sociale spanjolle ndërsa tre ministra të qeverisë Petro Sanchez e kritikuan atë.

Në Spanjë nuk ka të ndalur zhurma për vajzën e porsalindur të Obregon nga një nënë surrogate në SHBA, ndërsa në të njëjtën kohë aktorja 68-vjeçare po shijon një marrëdhënie me fëmijën e saj larg syve kureshtarë në një apartament që ka marrë me qira në Miami.

Obregon kishte një djalë Alessandro (Alex) nga lidhja e saj me fisnikun dhe biznesmenin italian 62-vjeçar Alessandro Lecchio.

Alex Lecchio lindi në vitin 1992 në Madrid, por ndërroi jetë më 13 maj 2020 në moshën 27-vjeçare. Më 13 maj 2022, kur u bënë dy vjet nga vdekja e djalit të saj, Ana Obregon i shkroi publikisht një letër fëmijës së saj të vetëm.

“Dy vjet më parë sot drita e botës u shua me largimin tënd. Që atëherë kam mësuar të jem në errësirë, duke pretenduar se jetoj, se marr frymë, se punoj, se ekzistoj...”.

Mirëpo, ai ka treguar se që nga dita që u bë e ditur lajmi për ardhjen në jetë të foshnjës përmes një nëne surrogate, aktorja nuk ka përmendur që është fëmija i saj. Në vend të kësaj, dy herë që foli publikisht për vajzën e porsalindur, e quajti atë "një dritë plot dashuri" dhe "këtë foshnjë të shumëpritur".

Mendohet se para vdekjes, i biri kishte lënë disa amanete. Dëshira e parë ishte të përfundonte një libër që e kishte filluar kur u sëmur, e dyta ishte krijimi i një fondacioni për pacientët me sarkomën Ewing (Sarkoma Ewing është një lloj tumori që formohet nga një lloj qelize e caktuar në kockë ose inde të buta.), që do t'i vihej emri i tij dhe e treta ishte të krijonte familje. Ndaj mendohet se vogëlushja e ardhur në botë me materialin gjenetik të djalit të saj. 

ana obregon

Sondazh

Poll