Aktualitet

Shfrytëzuan të miturën nga Patosi për prostitucion, burg për 2 tutoret, një tjetër minorene lihet në 'arrest shtëpie'. Në kërkim Arbër Mehmeti

Pranvera Toska dhe Isufaj akuzohen nga Prokuroria e Fierit për mbajtjen peng të një vajze nga Patosi dhe shfrytëzimin e saj për prostitucion.

28 Shkurt 2023, 19:33 Nga k.m.
Shfrytëzuan të miturën nga Patosi për prostitucion, burg
Foto ilustruese

FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Pranvera Isufaj, një nga personat që akuzohen për trafikimin e një të miture në Fier. Po ashtu, togat e zeza kanë vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" edhe për shtetasen Aleksandra Toska.

Toska dhe Isufaj akuzohen nga Prokuroria e Fierit për mbajtjen peng të një vajze nga Patosi dhe shfrytëzimin e saj për prostitucion. Si bashkëpunëtore në këtë krim është dhe 17-vjeçaria A.D, për të cilën gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi", ndërsa vazhdon të jetë në kërkim, personi që mendohet se ka joshur të miturën, Arbër Mehmetin, pronarin e clab "Cassablanca" në Fier.

Sipas të dhënave që janë bërë me dije deri më tani, Arbër Mehmeti dhe tre vajzat e tjera mbanin peng të miturën, të cilën për dy muaj duke nisur që nga nata e ndërrimit të viteve, e kanë shfrytëzuar për prostitucion nga disa banesa, por edhe në ambientet e klubit "Cassablanca" në Fier.

fier pranvera isufaj aleksandra toska arber mehmeti

Sondazh

Poll