Aktualitet

MOMENTET- Anija e mbytur në Vlorë, peshkatari rrëfen tmerrin: S'kishim komunikim, qëndruam sipër anijes

Në një rrëfim për mediat, ai tregoi se në momentet e vështira i kishte pushtuar frika nga humbja e jetës. 

28 Shkurt 2023, 19:17 Nga k.m.
MOMENTET- Anija e mbytur në Vlorë, peshkatari rrëfen tmerrin:
Peshkatari

VLORË- Një prej personave që ndodhej në bordin e peshkarexhës që u mbyt sot në ishullin e Sazanit ka treguar tmerrin e përjetuar në momentet kur mendoi se do të përfundonte në det. Në një rrëfim për mediat, ai tregoi se në momentet e vështira i kishte pushtuar frika nga humbja e jetës. 

"“Nuk kishim mundësi të shikonim se ramë në një ngecje të tmerrshme, sa filluam ndodhën këto probleme pastaj dallgëzimi ishte rreth 1 ballë gjë që është e pranueshme. Na u prish vinçi dhe në të njëjtën kohë na u bllokua. Dua të falënderoj anijen “Klodi” edhe rojen bregdetare dhe policinë kufitare se ne ishim në një moment kritik i falenderoj me zemër të pastër, deti ishte normal. Unë kam gjithë jetën peshkatar na kanë ndodhur probleme po jo të kësaj shkalle. U ndiem në siklet. Kemi dhe fëmijët me vete, punojmë si familje, ishim tre veta brenda normativës. Nuk kishim mundësi komunikimi ishim si nëpër filma, anija ishte përmbysur, kemi qëndruar lart. Ne punojmë si familje. Kemi qëndruar lart mjetit të përmbysur dhe…!Dua t’i kërkoj ndihmë Marinës, pasi dëmi është jashtëzakonisht shumë i madh, por edhe për anijet e tjera për momentin është një pikë e rrezikshme sepse po mbahet vetëm nga kavot. Ishim rreth 3.2 milje nga bregu,"- tha ai.

Alarmin për mbytjen e dha pronari i anijes 'Bashkimi', Flori Mezani. Më pas, erdhën në ndihmë policia kufitare si dhe roja bregdetare. Defekti ka qenë në pjesën e pompave të ujit të lidhura me pjesën e detit, të cilat kanë marrë ujë dhe kjo ka sjellë fundosjen e anijes në 130 metra thellësi.

mbytet anija ne sazan

Sondazh

Poll