Aktualitet

Dëshmia KONTRADIKTORE e shoqes së Joy-t: Ajo dilte me shoferin e kazinosë, por s'e dija se ishin në një lidhje

Gjithashtu ajo mohon të ketë pasur dijeni se Joy ishte shantazhuar nga shoferi, ndërsa shtoi se ajo atë natë ishte në punë dhe se kur u kthye nuk e gjeti në banesë 22-vjeçaren.

28 Shkurt 2023, 19:24 Nga k.m.
Dëshmia KONTRADIKTORE e shoqes së Joy-t: Ajo dilte me shoferin e
Emili Mutua dhe Joy Ayoko

TIRANË- Emili Mutua, shoqja e dhomës së 22-vjeçares nga Kenia, Joy Ayoko ka zbuluar detaje lidhur me bisedat e fundit që ka bërë me mikeshën e saj të ndjerë. Në një intervistë për emisionin "Pa Gjurmë", Emili ka treguar fakte të reja për atë që ka ndodhur 13 gushtin e vitit të kaluar. Pasi dha dëshminë e saj në Prokurorinë e Tiranës, Emili sqaron se nuk ka patur dijeni për lidhjen e pretenduar të Joy-t me shoferin e kazinos që ajo punonte, Rodi Barcin, i cili gjithashtu u mor në pyetje. Por kjo dëshmi e Emilit bie në kundërshtim me atë se çfarë ajo ka deklaruar në Prokurori, pak ditë më parë.

Një raport me Joy-n e ka pohuar në polici edhe shoferi, por sipas tij marrëdhënie kishte përfunduar pak kohë para se Joy të gjendej e plagosur rëndë. Gjithashtu ajo mohon të ketë pasur dijeni se Joy ishte shantazhuar nga shoferi, ndërsa shtoi se ajo atë natë ishte në punë dhe se kur u kthye nuk e gjeti në banesë 22-vjeçaren.

Dëshmia e plotë për emisionin 'Pa Gjurmë'

Gazetari: Përshëndetje Emily!
Emily Mutua: Përshëndetje!
Gazetari: Të telefonova sepse dua të të pyes në lidhje me Joy-n dhe dëshminë që ke dhënë në fundjavë për shoqen tënde, e cila tashmë nuk jeton më.
Emily Mutua: Po!
Gazetari: Çfarë dëshmove, çfarë di ti për ngjarjen që ndodhi në Gusht, me Joyn?
Emily Mutua: Unë isha në punë gjatë natës dhe shkova në shtëpi, por nuk e gjeta atë.
Gazetari: A kishte Joy lidhje intime me shoferin e kazinosë, Rodi Barçi?
Emily Mutua: Unë nuk e di nëse ishte një lidhje dashurie, por ata dilnin bashkë dhe ajo kurrë nuk tha që frekuentoheshin (ishin në lidhje).
Gazetari: A e shqetësonte ai atë?
Emily Mutua: Këtë nuk e di, më kupton, ishte çështje personale?
Gazetari: A ke ndonjë dyshim?
Emily Mutua: Realisht unë nuk e di se çfarë ndodhi, me të vërtetë do të doja ta dija se çfarë ndodhi. Nuk e di se çfarë ndodhi sepse kur shkova në shtëpi ajo nuk ishte atje, dhe pas 2 ditësh ajo u shfaq, e kupton?
Gazetari: A të ka kërcënuar Rodi ndonjëherë?
Emily Mutua: Kurrë, kurrë!
Gazetari: Po Joy-n? A e ka kërcënuar ndonjëherë?
Emily Mutua: Nuk e di sepse ata kishin marrëdhënie personale dhe unë nuk isha pjesë e saj.
Gazetari: Po përpara se të ndodhte ngjarja? A të tha Joy ndonjëherë ndonjë gjë të keqe, shqetësuese?
Emily Mutua: Jo! Ne nuk flisnim shumë për gjëra personale.
Gazetari: As në lidhje me Rodin?
Emily Mutua: Ne thjesht shkonim në punë, gatuanim, hanim, kjo është e gjitha.
Gazetari: Kur ishte hera e fundit që ti e ke takuar Joy-n?
Emily Mutua: Në punë, më datë 12 gusht.
Gazetari: Një ditë para ngjarjes?
Emily Mutua: Po!
Gazetari: Joy kurrë nuk të tha ndonjë gjë për Rodin?
Emily Mutua: Po, ata dilnim bashkë, por kurrë nuk më tha që ai e përndiqte atë, ajo kurrë nuk u ankua për ndonjë gjë, ajo kurrë nuk më tha mua ndonjë gjë, por i ka thënë shoqes së saj të ngushtë.
Gazetari: Joy Brenda?
Emily Mutua: Po!

Lidhur me vdeljen, Prokuroria e Tiranës ka dërguar letërporosi prokurorisë së Kenias dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ndërroi jetë. Kjo kërkesë vjen në kuadër të hetimeve të prokurorisë së Tiranës për vdekjen e Joy Ayoko. 22-vjeçarja ndërroi jetë në Kenia. Joy u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia, aty ku dha frymën e fundit.

Ajo ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. E reja nga Kenia kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se ajo kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte./Dosja.al

emili mutua joy ayoko

Sondazh

Poll