Aktualitet

Protestë para kryeministrisë, banorët e ish-godinave në Qytet Studenti: Të trajtohemi si ata që humbën shtëpitë nga tërmeti

Me parrulla në duar ata kanë kërkuar që të përfshihen sërish në në programin e rindërtimit, pasi i hoqën nga aty.  

8 Shkurt 2023, 11:05 Nga I.A
Protestë para kryeministrisë, banorët e ish-godinave në
Banoret

TIRANË- Banorët familjarë që jetonin në konviktet e Qytet Studentit që janë shembur nga tërmeti i vitit 2019, kanë protesuar ditën e sotme para kryeministrisë. Me parrulla në duar ata kanë kërkuar që të përfshihen sërish në në programin e rindërtimit, pasi i hoqën nga aty. Po ashtu ata kanë theksuar faktin që bonusi i qirasë u është ndërprerë më 27 dhjetor.

"Pas tre vitesh vazhduam me bonusin e qirasë por më 27 dhjetor na thanë se jemi skualifikuar nga programi i rindërtimit. Por pse, lajmi ishte më i rëndë. Cfarë e shtyu kryetarin e bashkisë të ndryshojë qëndrimin. Tërmeti ishte i tmerrshëm. Mos na hidhni në rrugë. Ju keni në dorën fatin tonë. Bonusi është ndërprerë 27 dhjetor. Neve nuk po i marrin celëst e shtëpisë sonë. Jemi 115 familjarë. Na i premtuan banesat në zonën e 5 majit”, tha një prej banorëve.

Po ashtu ata kanë bërë thirrje për tu rifutur në programin e ndihmës së tërmetit, duke u dhënë banesat e premtuara nga qeveria.

"Ne nuk ishim zaptues, siç na etiketojnë. Kemi qenë qytetar të rregullt dhe kemi shlyer detyrimet tona. Ne duam të trajtohemi I ata që u prekën nga tërmeti. I bëjmë thirrje kryeministrit që të ndryshojë ligjin dhe të vejë dorën në zemër për ne. ë na bëjë pjesë të rindërtimit. Ne jemi ndërprerë nga program I rindërtimit. Jemi 115 familjarë. Na I kanë premtuar banesat e reja në zonën e 5-Majtit. Jemi futur në godina, kur nuk kishte student brenda. Nuk jemi zaptues e as uzurpues por qytetarë të strehuar nga halli. I kemi bërë nga e para vetë të banueshme. Kemi qenë me kontrata të rregullta," tha banori.

Sondazh

Poll