Aktualitet

Publikoi video e veshur me uniformën me simbole të Policisë së Shtetit, procedohet 24-vjeçarja në Tiranë

E reja do hetohet për veprën penale "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

8 Shkurt 2023, 11:59 Nga A.B
Publikoi video e veshur me uniformën me simbole të Policisë
Policia

TIRANË- Policia ka nisur procedim penal ndaj një 24-vjeçareje. Vajza me inicialet K.SH, sipas forcave blu, është shfaqur në rrjetet sociale duke publikuar një video ku mbante veshur uniformë me simbole të Policisë së Shtetit. E reja do hetohet për veprën penale "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen K. Sh., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa të drejtë e uniformës", pasi në rrjetet sociale është publikuar një video në të cilën shfaqet kjo shtetase e veshur me uniformën me simbole të Policisë së Shtetit.'- thuhet në njoftimin e policisë.

tirane

Sondazh

Poll