Aktualitet

Sherr mes adoleshentëve, policia: Në kërkim 2 të mitur

Në kërkim janë shpallur një 15 vjeçar dhe një 16 vjeçar.

8 Shkurt 2023, 12:03 Nga I.A
Sherr mes adoleshentëve, policia: Në kërkim 2 të mitur
Policia

TIRANË- Dy adoleshentë janë shpallur në kërkim pasi janë konfliktuar me një bashkëmoshatar të tyre, i cili ka marrë dëmtime. Në kërkim janë shpallur një 15 vjeçar dhe një 16 vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 po punojnë për kapjen dhe shoqërimin e 2 shtetasve të mitur, 15 dhe 16 vjeç, pasi në rrugën "Mine Peza", janë konfliktuar me një bashkëmoshatar të tyre, i cili si pasojë e konfliktit është dëmtuar. Aktualisht i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll