Bota

Ndihma pas tërmetit shkatërrues/ Kryeministri i Pakistanit do të udhëtojë në Turqi për të ofruar mbështetje

Pakistani ka vendosur gjithashtu dy ekipe kërkim-shpëtimi në Turqi.

7 Shkurt 2023, 09:23 Nga A.B
Ndihma pas tërmetit shkatërrues/ Kryeministri i Pakistanit do të
Shehbaz Sharif

TURQI- Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif do të udhëtojë në Ankara për të ofruar mbështetjen e tij pas tërmetit shkatërrues. Në një deklaratë të martën, Ministri i Informacionit Marriyum Aurangzeb tha se Sharif do të "shprehte ngushëllime dhe solidaritet me Presidentin [Recep Tayyip] Erdogan dhe popullin e Turqisë për humbjen e jetëve të çmuara dhe shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti vdekjeprurës i djeshëm."

Pakistani ka vendosur gjithashtu dy ekipe kërkim-shpëtimi në Turqi.

Bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë e Sirinë është përkeqësuar. Tani raportohet për mbi 5 mijë viktima në total dhe mbi 18 mijë persona të plagosur. E gjithë bota është solidarizuar me këto dy vende dhe kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit si edhe ndihma humanitare. Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 2,921 të vdekur dhe 15,834 të plagosur. Ndërkohë, në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur. Pasgoditjet nuk kanë ‘lënë të qetë’ Turqinë gjatë natës, ndërsa orët e para të mëngjesit u regjistrua një pasgoditje 5.6 ballë.

Burimi: CNN

termet ne turqi shehbaz sharif

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2023, 08:25 A.B

Sa i rrezikshëm është TikTok?

TikTok është në qendër të vëmendjes së shumë autoriteteve dhe organeve monitoruese. Ligjvënësit në mbar...