Bota

Studenti rrëfen tmerrin nga tërmeti në Turqi: Ndërtesat po dridheshin sikur të ishin pushtuar nga shpirtrat e këqinj

Bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë e Sirinë është përkeqësuar.

7 Shkurt 2023, 08:29 Nga A.B
Studenti rrëfen tmerrin nga tërmeti në Turqi: Ndërtesat po
Shkaterrimi i ndertesave

TURQI- Awale Ahmed Darfa, një student nga Somalia që ndodhej në Gaziantep kur u godit nga tërmeti i fuqishëm 7.9 ballë ka rrëfyer tmerrin që përjetoi.

Një tërmet i madh goditi ndërsa ne ishim në gjumë ... Situata u kthye në kritike shumë shpejt. Dëgjuam britma, të qara dhe njerëz që vraponin. Ndërtesat po dridheshin sikur të ishin pushtuar nga xhinët [shpirtrat e këqij]. Të gjithë vrapuan kudo që mendonin se do të ishin të sigurt. Tani jemi jashtë pasi kemi lënë shtëpitë tona rreth orës 4 të mëngjesit. Ka një problem të të qenit jashtë, bie shi, ftohtë, erë dhe nuk kemi veshur veshje mbrojtëse. Jashtë, të gjithë janë të veshur me atë që kishin veshur ndërsa ishin në gjumë. Disa njerëz nuk kanë këpucë. Ata na thanë se nuk mund të ktheheshim në ndërtesa për shkak të frikës të pasgoditjeve. Kjo është fatkeqësia këtu”, tha Awale Ahmed Darfa.

Bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë e Sirinë është përkeqësuar. Tani raportohet për 4700 viktima në total dhe mbi 18 mijë persona të plagosur. E gjithë bota është solidarizuar me këto dy vende dhe kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit si edhe ndihma humanitare. Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 2,921 të vdekur dhe 15,834 të plagosur. Ndërkohë, në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur. Pasgoditjet nuk kanë ‘lënë të qetë’ Turqinë gjatë natës, ndërsa orët e para të mëngjesit u regjistrua një pasgoditje 5.6 ballë.  

termet ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2023, 08:25 A.B

Sa i rrezikshëm është TikTok?

TikTok është në qendër të vëmendjes së shumë autoriteteve dhe organeve monitoruese. Ligjvënësit në mbar...