Bota

Nuk kanë fund pasgoditjet në Turqi, tjetër tërmet me magnitudë 5.7

Pak minuta më parë ka rënë një tjetër tërmet me magnitudë 5.7.

7 Shkurt 2023, 09:04 Nga A.B
Nuk kanë fund pasgoditjet në Turqi, tjetër tërmet me
Termeti

TURQI- Pasgoditjet nuk kanë të ndalur në Turqinë lindore. Edhe pse që nga tërmeti i djeshëm ka pasur më shumë se 100 të tilla, disa prej tyre kanë qenë të konsiderueshme.

Pak minuta më parë ka rënë një tjetër tërmet me magnitudë 5.7, i cili ka futur sërish në panik banorët, por edhe ekipet e kërkim, shpëtimit, pasi duhet të tregojnë akoma më shumë kujdes në zonat ku po punojnë. Tërmete të përmasave të tilla, ka shumë gjasa që të shkakojë dëme, sidomos në ato banesa ku dy tërmetet e forta kanë lënë pasoja.

Nuk kanë fund pasgoditjet në Turqi, tjetër tërmet me

Bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë e Sirinë është përkeqësuar. Tani raportohet për mbi 5 mijë viktima në total dhe mbi 18 mijë persona të plagosur. E gjithë bota është solidarizuar me këto dy vende dhe kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit si edhe ndihma humanitare. Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 2,921 të vdekur dhe 15,834 të plagosur. Ndërkohë, në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur. Pasgoditjet nuk kanë ‘lënë të qetë’ Turqinë gjatë natës, ndërsa orët e para të mëngjesit u regjistrua një pasgoditje 5.6 ballë.  

termet ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2023, 08:25 A.B

Sa i rrezikshëm është TikTok?

TikTok është në qendër të vëmendjes së shumë autoriteteve dhe organeve monitoruese. Ligjvënësit në mbar...