Aktualitet

Shqiptarit iu pre rruga, u rrah dhe u qëllua për vdekje/ Arrestohet 2 personat që dyshohen për vrasjen e 47-vjeçarit "Amerikani" në Greqi

Sipas burimeve nga mediat greke, dy persona të panjohur të hipur në një makinë i janë afruar 47-vjeçarit, i cili lëvizte me motor.

21 Janar 2023, 19:48 Nga k.m.
Shqiptarit iu pre rruga, u rrah dhe u qëllua për vdekje/ Arrestohet 2
“Amerikani”

GREQI- Zbardhet vrasja në Kalamatë e 47-vjeçari, i njohur nga autoritetet për çështje droge, i cili mbante pseudonimin “Amerikani”, por në të vërtetë ishte nga Shqipëria. Mediat greke i kanë nxjerrë fotot e tij por nuk e kanë bërë me dije emrin e tij. Sipas burimeve nga mediat greke, dy persona të panjohur të hipur në një makinë i janë afruar 47-vjeçarit, i cili lëvizte me motor. Pasi i kanë bllokuar fillimisht rrugën me automjetin e tyre, më pas kanë zbritur dhe kanë nisur ta rrahin, ndërsa njëri prej tyre e ka qëlluar me armë zjarri. Më pas, janë futur sërish në makinë dhe janë zhdukur me shpejtësi të madhe.

Shqiptarit iu pre rruga, u rrah dhe u qëllua për vdekje/ Arrestohet 2
“Amerikani”

Policia greke ka dhënë një njoftim për vrasjen. Aty thuhet se si autorë u identifikuan një 22-vjeçar grek dhe një i huaj 38-vjeçar, nga të cilët i pari u arrestua, ndërsa i dyti është në kërkim. Ndaj tyre është ngritur një çështje për vrasje, ndërsa 38-vjeçari akuzohet edhe për shkelje të legjislacionit për armët.

Sipas informacioneve, viktima më parë jetonte në Amerikë me vëllezërit e motrat dhe ishte kthyer në Kalamatë. Gjithashtu mësohet se ai ka pasur sjellje delikuente dhe ka qenë i përfshirë në rrjete droge gjatë natës. Nga hetimet e para rezulton se 47-vjeçari është rrahur para të shtënave nga motoçikleta nga dy personat e panjohur që hipnin në makinë.

Skenari më i mundshëm që po shikon policia është larje hesapesh për drogën.

“amerikani”

Sondazh

Poll