Aktualitet

PS edhe me aplikacion, krijon “Aktiv1st-in”, Rama kontrollon 'aksionin' e administratës në rrjetet sociale

Aplikacioni quhet “Aktiv1st” dhe mund të shkarkohet nga të gjithë poseduesit e një celulari smart.

11 Janar 2023, 13:46 Nga A.B
PS edhe me aplikacion, krijon “Aktiv1st-in”, Rama kontrollon
Partia Socialiste

TIRANË- Punonjësit e administratës do të marrin njoftime për lajme dhe postime që bëjnë kryeministri Edi Rama dhe ministrat në rrjetet sociale në kohë reale! Themi këtë pasi PS ka lançuar një aplikacion që është 'pagëzuar' me emrin “Aktiv1st”. 

Ky aplikacion mund të shkarkohet nga të gjithë poseduesit e një celulari smart.

PS edhe me aplikacion, krijon “Aktiv1st-in”, Rama kontrollon

Edhe pse nisma është “kamufluar” si një platformë inovatore për tu përdorur nga të gjithë ata që duan të bëhen një zë në shoqëri, në fakt qëllimi është krejt tjetër. “Aktiv1sti” është një aplikacion që kontrollon aksionin e administratës në rrjetet sociale.

aktiv1st partia socialiste

Sondazh

Poll