Politike

Mediu në akuzë nga SPAK, Meta: Nuk kam asnjë koment

Mësohet gjithashtu se akuzat që rëndojnë mbi të janë ato të “shpërdorimit të detyrës” dhe të “shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim” me kuadrin komandues ushtarak.

10 Janar 2023, 13:43 Nga f.g
Mediu në akuzë nga SPAK, Meta: Nuk kam asnjë koment
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- "Nuk kam asnjë koment",-kështu është shprehur kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në lidhje me akuzën zyrtare të Prokuroria e Posaçme, SPAK, do ti komunikojë sot kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Deklarata e Metës u bë gjatë një prononcimi për Report Tv. Akuza e SPAK lidhet me kohën kur Mediu drejtonte ministrinë e Mbrojtjes dhe në Gërdec ndodhi shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve.

SPAK pritet ti njoftojë sot akuzat ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Mësohet gjithashtu se akuzat që rëndojnë mbi të janë ato të “shpërdorimit të detyrës” dhe të “shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim” me kuadrin komandues ushtarak. Mediu do të paraqitet në ambientet e Prokurisë së Posaçme në orën 14:30.

Sipas SPAK, Mediu ka shkelur ligjin kur ishte ministër i Mbrojtjes duke shpërdoruar detyrën, veprime të cilat sollën tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë i plagosën. Ky është përfundimi që ka arritur pas hetimit disa mujor, Prokuroria e Posaçme (SPAK) për ish ministrin e Mbrojtjes. Prokuroria e Posaçme ka hapur çështjen dhe vijon hetimet që prej një viti tashmë, për të identifikuar përgjegjësit kryesor të tragjedisë së Gërdecit që ndodhi  më 15 mars 2008./Dosja.al

ilir meta fatmir mediu

Sondazh

Poll